Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin sulmon ashper Conten: “Cfare po ndodh? Conte mund te mos e thote: por ajo…”

Biasin sulmon ashper Conten: “Cfare po ndodh? Conte mund te mos e thote: por ajo…”
Inter Club Staff

Ne emisionin Pressing, programi ne Italia 1, Fabrizio Biasin ka folur per barazimin e Interit ne Bergamo.

A ka qene zgjedhja e Contes rruga e duhur?

“Me siguri qe zgjedhja e Contes ka qene rruga e duhur. Por problemi eshte se nuk ka pasur asnje rruge tjeter dhe Interi nuk duket i Contes ne kete moment.”

“Eshte nje Inter i ndryshem me vitin e kaluar. Ky eshte nje Inter shume i ndryshem nga ai Inter qe kemi pare ne.”

“Ai i pergatit shume mire ndeshjet, ate ndaj Atalantes jo shume mire, por Interi nuk ka shpirtin e Contes ne kete moment.”

“Une nuk heq dore nga vera por as nga kafja. Shikoj rrugen time. Por nuk mund te jete i lumtur ai me nje Inter qe ka fituar vetem nje ndeshje ne 10 ndeshjet e fundit.”

“Eshte nje skuader qe duhet te fitoje. E di qe eshte nje rrugetim per tu berem, por i pari qe nuk eshte i lumtur eshte pikerisht Conte. Kete kerkoj nga ai. Kerkoj qe te na e thote kete gje dhe te mos hiqet sikur cdo gje eshte ne rregull.”

Zgjedhjet e Contes per sa i perket zevendesimeve?

“Kur Conte ka zevendesuar lojtaret, Gasperini kishte zevendesuar te katertin. Ka bere ate qe ben nje tranjer kur gjerat shkojne keq.”

“Nga ana tjeter zevendesimet e Contes jane elementare dhe nuk jane prej Conte. Besoj se ai duhet te vere me shume dore ne skuader kur gjerat nuk shkojne mire dhe ai kete gje nuk po e ben.”

E prisnit nje Nainggolan apo nje Eriksen ne fushe?

“Une isha ne Bergamo dhe po mendoja: dhjete minuta njerit qe ka luajtur nje finale Champions League do ja jepja.”

“Jane futur te gjithe pervec njerit prej mesfushoreve me te mire te historise se Premier League qe shikonte te tjeret qe luanin. A eshte normale kjo?”

Jeni dakord me penalltite e munguara?

“A mund te mos flas? Per mua ajo e D’Ambrosio eshte penallti. Na shkoi mire aty. Por une besoj tek moviola, shume mire keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.