Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Nainggolan kapet me tifozin e Interit: “Perse ti mendon se une tek Interi nuk…”

Inter, Nainggolan kapet me tifozin e Interit: “Perse ti mendon se une tek Interi nuk…”
Inter Club Staff

Radja Nainggolan eshte nje lojtar qe nuk fshihet kurre perpara asnje situate dhe kete gje e ka treguar shpesh here.

Edhe ne fushen e lojes, por edhe jashte saj, ku ai eshte bere ne te kaluaren protagonist i shume situatave.

Nderkohe qe me fushen e lojes jo cdo gje po shkon mire per te, ku minutat kane qene te pakta ne disa ndeshje dhe aspak ne disa te tjera, lojtari nuk eshte me as tek lojtaret e preferuar te tifozeria zikalter.

Diten e sotme ai ka postuar nje foto ku ka prezantuar X-BOX-in e ri, por ironia e tifozeve nuk ka munguar.

Njeri prej tifozeve zikalter ka shkruar “Mendo qe te stervitesh mire”, poshte fotos se tij, por pergjigja e tij ka qene e menjehershme.

“Perse ti po me thua se une stervitem keq?”, kane qene fjalet e belgut, qe me sa duket nuk ka qene dakort me kete mendim.

Nderkohe, nje tifozi tjeter qe eshte treguar ironik duke i komentuar “Me ne fund tani mund te fillosh te luash (me xbox)”, ai i eshte pergjigjur me nje emoji duke qeshur me lot.

Me pak fjale, Ninja vazhdon te kete nje karakter te veshtire per tu menaxhuar dhe kete gje e tregon cdo dite edhe ne rrjetet sociale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.