Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin: “Thohir nuk ka kuptuar thelbin. Mazzarri dhe gripi i Icardit…”

Biasin: “Thohir nuk ka kuptuar thelbin. Mazzarri dhe gripi i Icardit…”
Donald Elmazi

E prere dhe e drejteperdrejte analiza e Fabrizio Biasin per Interin, kryeredaktori sportiv i Liberos, gjate editorialit te tij per Tuttomercatoweb.com: “I besojme gripit te Icardit, por nuk e falim. Dy muaj me “terhiq dhe mos e keput”, zemra dhe kunja ne stilin “Jersey Shore” keshillojne dhe mbylljen totale te Twitterit dhe rrjeteve sociale te tjera. Rreziku eshte bezdisja perfundimtare te tifozeve te Interit, te nenkuptuara dhe ne fjalet e Ausilios: “Ne sulm nuk do te vije asnje”. Per ate qe dime ne situata eshte pak me e rende. Duke marre parasysh qe per D’Ambrosion eshte praktikisht e mbyllur, problemet jane 434234 ceshtjet e tjera per tu sistemuar. Guarin qendron per mungese ofertash(per fat te mire, me mire se ca lek nuk ka tjeter), Ranocchia gjithashtu, Mazzarri kerkon nje sulmues qendre dhe Thohir i pergjigjet “chi non salta lossonelo  è”.

Gazetari tregon gishtin edhe nga presidenti i ri zikalter: “Duke pare mire ka nje mungese totale komunikimi, mbi te gjitha presidenti nuk ka kuptuar akoma thelbin qe per te qene nje president i mire ne Serie A: “Ne Itali te fitosh pa shpenzuar eshte e pamundur”. Edhe ne Europe, perpos te tjerave. Edhe ne bote. Edhe ne univers. Mbase ne Indonezi jo. Ja, dy zgjidhjet: 1) Interi te regjistrohet ne kampionatin indonezian. 2) Interi vendos te bleje sipas ligjit te pa shkruar “ai qe shpenzon me shume shpenzon me pak”. Kjo aktualja eshte nje skuader qe maksimumi mund te arrije ne vendin e kater. Ne Itali vendi i kater nuk do te thote asgje. Europa League? Eshte e mire vetem nese ‘rrezohesh’ nga Champions dhe gjendesh ne raundin e 16, nese nis nga fillim eshte nje carje koke. Vetem per Thohirin vendi i katert dhe i trete jane e njejta gje sepse mbi te gjitha eshte ‘viti zero’. Problemi eshte se pa investime do jete viti zero dhe i ardhshmi. Dhe ai pas tij. Dhe me radhe. Atehere eshte rasti per te shpenzuar menjehere. Nje sondazh per Osvaldon eshte bere, por para cmimit drejtoret kane bere si Baglioni”.

Situata eshte aq zhgenjyese sa Biasin ‘qan’ dhe periudhen e fundit te eres Moratti: “Asnje lojtar me rrogen mbi 3 milione nuk mund te vij”. Zgjidhje e duhur vetem se diktati tjeter eshte “mund te blihet vetem nese shitet”. Me pak fjale presim ndonje levizje sic behej ne ‘antikitet’ dhe asgje me teper. Dhe atehere vjen pyetja -retorike- eshte nje dhe e vetme: ishte me mire kur ishim me keq? Te pakten Moratti ne stadium vinte gjithmone dhe nese ngrihej mire ne mengjes, shpenzonte edhe ato qe nuk duheshin shpenzuar”.

Edhe Walter Mazzarri ka gabimet e tij: “I fundit i cili eshte per tu kritikuar por i bezdisshem ne konferencat pas ndeshjeve, si nje grusht rere i detit Kaspik. Per fytyren e qeshur toskane fajet sipas radhes jane : te arbitrave, te terrenit te fushes, te gjyshes time ne karroce. E kuptojme inatin e tij, por ne vend qe te qahet para Tv me mir t’i shpjegoje Erikut se cdo te thote shprehja “te lesh gjakun ne fushe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.