Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon detaje: “Ja skuadra ku do te transferohet Tonali dhe kosto e plote e kartonit te tij.”

Biasin zbulon detaje: “Ja skuadra ku do te transferohet Tonali dhe kosto e plote e kartonit te tij.”
Inter Club Staff

Sandro Tonali eshte objektivi i madh i merkatos se Interit per mesfushen dhe kjo gje dihet prej javesh tashme.

Diamanti i Brescias eshte shume afer Interit. Per kete eshte i bindur Fabrizio Biasin, nje gazetar shume afer ambjentit zikalter.

Ai njihet per lidhjen e tij miqesore me Piero Ausilio por ai kohet e fundit ka pasur nje raport te mire edhe me Beppe Marotten.

Ne editorialin e tij per Tutto Mercato Web, Fabrizio Biasin prek edhe temen mbi te ardhmen e Sandro Tonalit duke zbuluar se Interi eshte shume afer tij, por jo vetem.

“Mire se vini ne epoken Tonali qe i pelqen te gjitha skuadrave me te mira Italiane dhe qe mund te perfundoje aty ose ketu.”

“Cellino po provon te hedhe benzine mbi zjarrin duke treguar se e kane kerkuar skuadre europiane: mbase edhe do ja dale per te fryre cmimin, por mbase edhe nuk do ja dale dot.”

“Tani le te tregojme anen teknike te argumenteve: Djaloshi do te perfundoje tek Interi me shume mundesi, si klubi qe eshte me afer tij, ose tek Juventusi.”

“Keto te dyja jane destinacionet e tij me te mundshme. Shifra? Do te jete 40 milione euro bashke me bonuse, jo me shume.”

“Qe do shkoje te Interi ose tek Juventusi e di edhe gjyshja ime”, do me thoni ju. Por une do ju them edhe dicka me shume.”

“Une them se do te vije tek Interi, sepse ndjesia ime eshte kjo. Gjithesesi per momentin nuk ka nje oferte zyrtare, por mendoj… se do vije tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.