Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

414 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bloomberg zbulon lajmin e madh: “Inter, Suning arrin nje super-marreveshje: ja shifrat dhe detajet.”

Bloomberg zbulon lajmin e madh: “Inter, Suning arrin nje super-marreveshje: ja shifrat dhe detajet.”
Inter Club Staff

Edhe Bloomberg, nje nga mediat me prestigjoze ne bote, ka folur per per situaten financiare te Interit dhe per ate qe pritet te ndodhe.

Sipas Bloomberg, Suning duket se eshte ne tratativa shume te avancuara me fondin amerikan Oaktree Capital Group.

Keta te fundit jane te specializuar ne strategji investimi alternative (eshte investitori me i madh ne bote per titujt ‘distressed’ dhe nje nga investitoret me te medhenj te kreditise ne bote).

Ne vecanti, Suning pritet te marre nga Oaktree nje financim rreth 150 milione euro ne total qe do te injektoheshin menjehere ne klub.

Ne muajin e fundit ka pasur shume takime ndermjet paleve. Ne te ardhmen, gjithmone sipas Bloomberg, nuk eshte aspak e perjashtuar mundesia qe Oaktree te behet aksioner i Interit ne minorance.

Kjo edhe per faktin se LionRock Capital, qe aktualisht ka 31.05% te aksioneve te Interit, po shtyn Suning qe gjithcka te mbyllet sa me shpejt.

“Oaktree Capital Group eshte ne tratativa te avancuara per te sjelle tek Interi menjehere 150 milione euro.”

“Keto para do te futeshin direkt ne pune per te mbeshtetur financiarisht klubin. Shoqerite kane pasur disa takime te rendesishme.”

“Ne te ardhmen eshte folur se Oaktree ka shanse reale per tu bere aksioner i Interit por me aksione ne minorance.”

“Nderkohe, nje perfaqesues i rendesishem i Oaktree qe eshte kontaktuar nga ne ka refuzuar qe te komentoje kete situate”, shkruan Blooomberg.

“Kjo eshte nje super marreveshje per Interin dhe per Suning sepse kushtet jane te mira dhe zikalterit do te kene oksigjen mjaftueshem.”

“Nderkohe, Suning nga ana e saj eshte me e qete keshtu sepse ne kete moment te transferosh fonde nga Kina per ne Europe eshte nje mision i pamundur.”

“Qeveria Kineze ka qene shume e qarte dhe Zhang Jindong si nje anetar i rendesishem i Partise se Punes ne Kine nuk duhet te beje gabime te tilla.”

“Por nderkohe qe djali i tij Steven Zhang po punon me pasion per te mbajtur Interin, e ardhmja mund te mbaje edhe surpriza.”

“Ai mund te behet presidenti i pare i huaj qe fiton nje kampionat ne Itali por edhe pronari i pare kinez qe fiton nje titull kaq te rendesishem ne Europe.”

“Ne fund te fundit, Interi tashme per Suning eshte nje ceshtje prestigji dhe cdo levizje behet e menduar shume mire sepse nese vlera e Interit bie, zhvleresohet edhe investimi qe Suning ka bere gjithe keto vite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.