Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,404 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Emisaret e United dje ne Meazza per Icardin. Nese nuk ka festuar…

Sky – Emisaret e United dje ne Meazza per Icardin. Nese nuk ka festuar…
Inter Club Staff

Po flitet per paqen e bere ndermjet Icardit dhe tifozeve zikalter, sepse dje disa prej tifozeve e kane takuar Icardin ne parkingun e Meazzes. Ai nuk ka gezuar pas golave te shenuar vete, kurse pas atij te Guarin po, dhe te gjitheve ju kujtua ai episod i lojtarit me tifozet.

Nga disa zera vazhdon te thuhet se realiteti eshte se Icardi deshiron te jepte nje sinjal per mungesen e rinovimit te kontrates, e qe i skadon ne 2018. Palet jane takuar perpara Krishtlindjeve, por nuk e kane gjetur ende nje marveshje. Gjithsesi kjo nuk mbetet nje teori e besueshme. Aktualisht Icardi ka nje kontrate qe fiton 900 mije euro ne vit, 1/3 e rroges se Fredy Guarin dhe Nemanja Vidic si dhe 500 mije euro me pak se Kuzmanovic, i cili eshte nje rezerve. Problemi kryesor i rinovimit te kontrates eshte ceshtja e te drejtave te imazhit, dhe Interi i kerkon lojtarit te heqi dore ndaj nje pjese prej tyre qe te kete rritje rroge. Per momentin ka pasur distance ndermjet paleve.

Por shoqeria zikalter e di se sa i rendesishem eshte per Interin sulmuesi argjentinas i cili deri me tani ka shenuar 18 gola ne 30 ndeshje, dhe ka nje mesatare realizimi golash me te vogel vetem se te Tevez ne Serie A. Per SkySport24, Massimiliano Nebuloni ka zbuluar se dje, gjate ndeshjes ndaj Palermos, ne tribune kishte disa emisare te Manchester United: Gjigandet Anglez i kishin syte vetem tek Maurito. Ai shihet si zevendesuesi i Falcaos ne Old Traford.

Interi duhet te nxitoje nese deshiron ta mbaje Mauriton.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.