Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

537 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bosi i madh Zhang Jindong sot ne Milano: ja cfare pritet te ndodhe gjate vizites. Interi deklaron: “Tregon afersi me klubin.”

Bosi i madh Zhang Jindong sot ne Milano: ja cfare pritet te ndodhe gjate vizites. Interi deklaron: “Tregon afersi me klubin.”
Inter Club Staff

Zhang Jindong i ben nje vizite Interit ne nje moment ku ne media nuk ishte perfolur fare por eshte marre vesh vetem diten e djeshme.

Pronari i madh i i klubit zikalter do te qendroje ne Milano dy dite dhe axhenda do te jete shume e ngjeshur.

Takimi i pare do te ndodhe sot ne dreke ne Suning Training Center ne Appiano Gentile ku ai do te shoqerohet nga djali i tij Steven i cili sapo eshte bere pjese e bordit te ECA.

Zhang Jindong do te takoje sot keshtu te gjithe stafin, lojtaret dhe Antonio Conten te cilin e vlereson shume.

Neser nderkohe, sipermarresi kinez do te beje nje vizite ne seline e re ne viale della Liberazione dhe me pas ne 18:55 do te jete prezent ne tribunen e San Siros per ndeshjen e pare ne Champions League kete sezon kunder Slavia Pragas.

Kthimi ne Kine eshte parashikuar pas ndeshjes. Ky eshte nje udhetim i shkurter dhe ai nuk do te marre pjese ne derbin e se shtunes sepse ai nuk preferon te jete prezent ne nje ndeshje ku Interi luan si mike.

Ky udhetim eshte totalisht vetem per Interin dhe jo per bizneset e tij te tjera.

Nderkohe, Gazzetta tregon nje kuriozitet: klubi Cek i Slavia Prages eshte ne pronesi te Sinobo Group nga Pekini por nuk jane parashikuar takime me drejtuesit kinez te tyre.

“Ky udhetim ne Milano nga themeluesi i Suning eshte nje tregues i qarte se interesi i Suning eshte rritja e vazhdueshme e Interit. Zhang Jindong do te kete disa takime edhe per te gjetur disa sponsora te rinj per Interin.”

“Flitet se bashke me te do te jene edhe disa drejtues te rendesishem te dy kompanive gjigande kineze.”

Ky eshte thjesht hapi i radhes i menduar nga ata per rritjen e metejshme te Interit dhe zgjerimin e markes zikalter ne nivel global dhe sidomos ne Azi.

“Vizita e Zhang Jindong – thone burime nga brenda klubit zikalter – tregon edhe njehere tjeter nje afersi te madhe me klubin dhe nje mbeshtetje te vazhdueshme te familjes Zhang dhe grupit te Suning drejt klubit me ne qender objektivin e dergimit te Interit ne eliten boterore.”

Nderkohe, Gazzetta tregon se nje vizite e Mister Suning ne Itali mungon qe ne fund te marsit kur erdhi ne Rome bashke me nje delegacion te Republikes Popullore Kineze me ne krye Presidentin Xi Jinping.

Ne ate kohe, ai takoi Beppe Marotten dhe Alessandro Antonellon. Atehere ishte objektivi Champions per tu kapur dhe nje merkato e rendesishme per tu bere ne vere.

Objektivi u kap dhe merkato u be. Tashme Interi duhet te pergjigjet ne fushe me ne krye Conten sepse investime ka pasur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.