Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Branca zbulon prapaskenen e madhe: “Kur isha tek Interi kisha ne dore te transferoja nje super lojtar: hoqa dore sepse…”

Branca zbulon prapaskenen e madhe: “Kur isha tek Interi kisha ne dore te transferoja nje super lojtar: hoqa dore sepse…”
Inter Club Staff

Marco Branca ka qene drejtor sportiv i Interit ne vitet me te bukura te saj, vitet e Tripletes, por edhe ne vitet me te errta qe pasuan me pas, deri ne shitjen e klubit te Erick Thohir.

I intervistuar per mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli, Marco Branca ka treguar nje prapaskene merkatoje te lidhur me Interin.

Kjo prapaskene ka te beje me nje “super lojtar” ashtu si e cileson edhe ai ne interviste e behet fjale per Marek Hamsik, ish kapitenin e Napolit.

“Ne te vertete vite me pare, kur une isha ne krye te operacioneve tek Interit, provova te merrja Marek Hamsik te zikalterit.”

“E kam provuar dy here. Njehere e kam provuar kur ndodhej ne Serie B. E kisha ne dore ta transferoja nje talent ne rritje, por nuk isha i bindur.”

“Nderkohe, heren e dyte, ai ishte i konfirmuar tek Napoli. Ishte nje super lojtar. E provova perseri, por kur pashe lidhjen e tij me klubin, me qytetin, me tifozet. Ai ishte shume i rendesishem. Kur pashe te gjitha keto, hoqa dore.”

“Ndonjehere kur merr lojtare kaq te lidhur me qytetet dhe skuadrat ku ata luajne, ato nuk qellojne blerje te goditura. Mbase edhe kjo me ndaloi.”

“A mund te beje Napoli nje kampionat te madh? Kjo skuader sot per sot mund te luftoje per titull. Spalletti eshte nje figure shume e rendesishme per nje skuader si ata.”

“Duket qe nga fjalet qe ai thote here pas here se ka besimin e plote te lojtareve dhe te klubit. Mendoj se mund te arrijne rezultate te shkelqyera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.