Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

573 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Brozovic, cfare ndeshje e mrekullueshme prej tij: ja statistikat epike naten e djeshme ndaj Lecces

Brozovic, cfare ndeshje e mrekullueshme prej tij: ja statistikat epike naten e djeshme ndaj Lecces
Inter Club Staff

Sezoni i ri i Marcelo Brozovic ka nisur ne menyren me te mire te mundshme dhe kete gje e tregon direkt paraqitja e tij diten e djeshme.

Regjisti zikalter ka dhuruar gjithmone paraqitje me kualitet por dhe me shume sasi ne fushen e lojes.

Ai vitin e kaluar ka qene lojtari qe ka vrapuar me shume, lojtari qe ka rekuperuar me shume topa dhe lojtari qe ka prekur me shume topa se te gjithe shoket e skuadres por Epic Brozo nuk ka pritur shume qe ta tregoje kete gje edhe diten e djeshme.

Kunder Lecces, ai ka qene lojtari qe ka vrapuar me shume kilometra (12,512) por jo vetem ne Meazza: kroati eshte lojtari qe ka vrapuar me shume ne te gjithe javen e Serie A.

Por nuk mbraon me kaq: Brozovic gjithashtu eshte lojtari i pare qe ka prekur me shume topa (Skriniar eshte i dyti) si dhe per pasime te sakta: plot 95 te tilla te sakta.

3-5-2 i Contes duket se nuk ka ndikuar aspak te ai qe tregohet edhe njehere si nje nga mesfushoret me te forte ne qarkullim ne Serie A.

Por le te shohim edhe disa statistika te tjera te Marcelo Brozovic diten e djeshme ne Meazza.

Brozovic ka prekur plot 130 topa. Ka dhene 102 pasa (me shume se kushdo tjeter) me nje saktesi prej 92%.

Ai ka gjuajtur kater here drejt portes. Ka kryer tre nderhyrje te sakta ndaj kundershtareve. Ka krijuar dy shanse te pastra per gol dhe ka shenuar nje te tille.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.