Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello, cfare fjalesh per Interin: “Ne Serie A ekziston nje skuader si puna e Interit qe…”

Capello, cfare fjalesh per Interin: “Ne Serie A ekziston nje skuader si puna e Interit qe…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Corriere dello Sport, ish-tekniku Fabio Capello ka treguar nje bilanc te pare te kampionatit pas ndeshjeve te para te luajtura ne Serie A.

Fabio Capello, mendon se do te vazhdojme dot kete kampionat ne menyre te rregullt?

“Jam shume besimplote. Duhet ta kuptojme qe po gabojme. Jemi me pak te kujdesshem.”

“Kur kane rene numrat e te prekurve, ka rene edhe kujdesi. Tani po e kuptojme qe e kemi lene pasdore gjithcka.”

Cfare te bejme?

“Duhet te imepnjohemi me shume, duhet e mbrojme vetem dhe te tjeret. Duhet te kemi kujdes edhe kur te hapim stadiumet.”

“Mjafton te evitojme infektimet e njerezve. Por mbi te gjitha i them lojtareve: te dashur zoterinj, duhet te keni me shume kujdes se te tjeret.”

Kush ka gabuar te rasti i Juventus-Napoli?

“Nuk dua te hy ne kete polemike. Por dicka eshte e qarte. Tek ne lind nje rast dhe nje polemike sepse nuk mund te ndjekim te gjithe nje linje te qarte. Kaq e veshtire eshte?”

“Por edhe ti ve fajin dikujt, nuk me pelqen. Me duket vetja sikur bej ultrasin pastaj. Ne kete mes shoh njerez qe respektojne ASL, njerez qe respektojne Federaten dhe ne fund te dyja palet presin Gjykaten Sportive.”

Pas tre javesh ne Serie A, cfare ke pare?

“Pak a shume ate qe imagjinoja. Ekziston nje skuader per tu mundur qe quhet Inter. Nuk ka arrritur te shese disa lojtare dhe tani gjen nje mega skuader me dy formacione.”

“Kjo do te thote se Interi do te jete kompetitive gjate gjithe kampionatit. Juventusi nderkohe ka kaluar testin me te rendesishem, ate ndaj Napolit.”

“Do te kete nje problem qe te menaxhoje te gjithe ata sulmues ne skuader, por me kalimin e kohes duhet pare nese do te behet dot Juventusi i Pirlos apo jo.”

“Lufta per kampionatin per mendimin tim eshte dyshe. Rreziku Atalanta ekziston, qe ka edhe eksperience nderkombetare tani.”

“Napoli nderkohe mund te jete e rrezikshme sapo ti jepet mundesia. Pas ketyre te katerta une ve Romen dhe Milanin.”

Interi eshte skuadra qe eshte perforcuar me shume ne kete merkato?

“Fale edhe pese zevendesimeve. Conte keshtu mund te ndryshoje ne menyre radikale skuadren ne fushen e lojes dhe jam kurioz per te pare potencialin e vertete te kesaj skuadre.”

“Dy ndryshimet me shume ndihmojne tranjeret qe punojne shume gjate javes. Te gjithe lojtaret me pese zevendesime sterviten akoma me me shume deshire sepse me shume lojtare akoma perfshihen ne projekt gjate ndeshjeve. Ndihen me shume te vleresuar.”

Interi behet per momentin skuadra italiane qe do te luftoje edhe per Champions League?

“Per fat te keq, ashtu si thame, testi Napoli qe do te tregonte shume per vleren e Juventusit nuk ka ndodhur aspak.”

“Interi ka shkuar ne finalen e Europa League dhe si pasoje e di cfare e pret. Edhe pse niveli Champions League eshte shume me i larte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.