Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ALARM I KUQ. Gazzetta zbulon: “Ja cfare duhet te ndodhe qe te shtyhet Derbi i Milanos.”

Inter, ALARM I KUQ. Gazzetta zbulon: “Ja cfare duhet te ndodhe qe te shtyhet Derbi i Milanos.”
Inter Club Staff

Interi po perballet me nje moment teper te keq, edhe pse jemi vetem ne fillim te sezonit.

Pas pozitivitetit me virus te Alessandro Bastonit dhe Milan Skriniar, diten e djeshme ka ardhur nje lajm tjeter shume i keq.

Nga tamponat e bere ne Milano, Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan kane dale gjithashtu edhe ata pozitive.

Keshtu, Conte ne derbi me siguri do te luaje pa keta kater lojtare te rendesishem dhe keshtu eshte ndezur alarmi i kuq ne shtepine Inter.

Corriere dello Sport, ka tentuar te tregoje cfare pritet te ndodhe sot por edhe se cfare duhet qe Interi te kerkoje shtyrjen e kesaj ndeshje.

“Sot do te kete nje xhiro te dyte tamponash (nderkohe do te dale pergjigja edhe e tamponave te djeshem).”

“Me cdo mundesi, nje xhiro tjeter tamponash do te behet edhe neser, edhe pse programi e shikonte si e shtuna dhe e diela duhet te ishte nje fundjave e lire per te gjithe.”

“Nese do te kete ndonje te prekur tjeter, dukshem, situata per Interin do te komplikohej shume ne prag te derbit te Milanos por edhe te Champions League.”

“Cfare duhet qe te shtyhet ndeshja me Milanin te pakten? Me siguri, nese Interi kap shifren e 10 lojtareve te prekure me Covid19, atehere ndeshja me Milanin mund te shtyhet.”

“Nderkohe, ajo qe shqeteson akoma me shume Interin, eshte se menjehere ne daten 21, te merkuren, perballe ne Champions League do te jete Borussia Monchengladbach.”

“Kjo do te thote se per Bastonin dhe Skriniar eshte nje gare me kohen dhe per Nainggolan dhe Gagliardinin mundesite per te qene jane shume te ulta per te mos thene e pamundur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.