Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

823 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “E mbani mend dy vite me pare? Interi ishte i pare ne dhjetor, por kuajt e mire shikohen ku renditen ne fund.”

Conte: “E mbani mend dy vite me pare? Interi ishte i pare ne dhjetor, por kuajt e mire shikohen ku renditen ne fund.”
Inter Club Staff

Pas fitores se peste radhazi, kalendari tregon menjehere me gisht nga Samdoria ku Interi do te kete ndalesen e radhes perpara se te udhetoje drejt Barcelones. 

Neser ne oren 18:00, ne Ferraris zikalterit do te perballen me Sampdorian.

Sot nderkohe, tekniku i Interit ka folur perpara gazetareve ne Suning Training Centre dhe fjalet e tij ne shqip vijne tek ju nga stafi i Inter Club Albania.

Cfare Sampdoria prisni neser, cfare ju shqeteson me shume?

“Te luash ne Marassi eshte gjithmone nje rrezik. Sampdoria eshte nje skuader shume e organizuar qe me nje teknik te mire si Di Francesco mund te beje deme.”

“Duket puna e tranjerit. Ai ka nisur me nje sistem loje dhe ka ndryshuar shume nga nga si e ka nisur kete Serie A. Duhet te bejme shume kujdes sepse eshte nje ndeshje shume e veshtire. Eshte ndeshja klasike ku ne kemi shume per te humbur.”

A ndryshon dicka per Interin duke pare se direkt me pas eshte Barcelona dhe Juventusi? A mund te pushoje Lukaku ne kete ndeshje?

“Ashtu si e kam thene gjithmone, ndeshja e radhes eshte kryefjala jone. Jo ajo qe vjen pas saj.”

“Kjo eshte ndeshja e peste ne shume pak dite dhe prandaj duhet te ndermarrim disa rreziqe, eshte e drejte qe te zgjedh nje formacion qe na jep garanci dhe qe shkon ne fushe dhe jep maksimumin.”

“Per sa i perket Lukakut, ai ben pjese ne skuader dhe mund te luaje. Kaq per kete teme.”

A te habit pergjigja e lojtareve deri me tani?

“Askush nuk e nis nje ndeshje per te humbur. Deshira jone e hekurt dhe vullneti yne i qarte eshte qe te kerkojme fitoren gjithmone.”

“Te kesh arritur pese ndeshje radhazi fitore natyrisht qe eshte e rendesishme por jane frut i punes qe ne po bejme cdo dite.”

“Duhet te vazhdojme me te njejten deshire dhe vullnet ama, duhet te permiresohemi per ti dhene vazhdimesi rezultateve.”

“Ashtu si e them gjithmone, e rendesishme eshte te kesh vazhdimesi nese deshiron te behesh protagonist.”

“Duhet te evitojme ulje-ngritjet. Per tu bere nje skuader e forte duhet qe te japim siguri. Kemi nje rruge perpara ku ne po provojme te bejme me te miren tone ne te gjitha kendveshtrimet.”

Ne terma perqindje, sa marzh permiresimi shikon perpara?

“Mendoj se kur nderron tranjer, pak a shume ndryshon gjithcka. Eshte nje rruge kjo per mua dhe per te gjithe tranjeret e tjere qe kane vitin e pare ne pankine.”

“Mendoj se te gjithe ne kemi marzh rritje. Pastaj per dike do te jete nje rruge me e lehte dhe per dike tjeter me e veshtire. Por jam i bindur qe kete rrugetim duhet ta bejme, por mbetet per tu kuptuar me cfare shpejtesie do e bejme kete rrugetim.”

Duke pare klasifikimin aktual qe Interi eshte perpara Juventusit dhe flitet shume per duel me Juven. A gjen gjera te perbashketa me skuadren tende te pare atje?

“Kur flitet per faze mbrojtese flitet per te gjithe skuadren, jo vetem per mbrojtjen. Po flasim per 11 lojtare qe perfshihen ne nje skuader.”

“Mendoj se gjeja me e rendesishme eshte qe te arrijme nje ekuiliber ndermjet sulmit dhe mbrojtjes.”

“Ne fazen e mbajtjes se topit duhet te perfshihemi te gjithe, duhet te jemi me te zotet dhe te permiresojme cdokend dhe cdo gje.”

“Mendoj se kemi me te vertete marzh rritje. Por paralelizmat jane te veshtira dhe situatat jane komplet te ndryshme.”

“Kujtoj se ne vitin e pare ne ja dolem te mos humbasim asnje ndeshje. Por kujtoj qe tek Milani ishte Thiago Silva, Ibrahimovic, Nesta, Gattuso. Nje skuader e forte.”

“Ishin ata superfavoritet. Por mos harroni se ishte ne loje edhe Interi i Tripletes. Ishte Napoli me Cavani-Hamsik-Lavezzi, skuadra qe ne leter ishin me perpara se ne.”

“Sot nuk jemi favorit neve. Une kam thene gjithmone se Juventusi dhe Napoli jane perpara. Kualiteti i kampionatit ama kete vit eshte rritur goxha.”

“Lazio per shembull eshte nje skuader shume e forte qe vitin e kaluar ka fituar Kupen e Italise. Eshte ndertuar nder vite dhe tani eshte nje realitet dhe per mua mund te luftoje per kater vendet e para.”

“Milani ka lojtare te mire, nje tranjer te mire. Por ne duhet te luftojme me te gjitah forcat tona. Te shohim a do nxjerim dot me te miren nga vetja jone.”

“Vetem duke shkuar perpara ne kete menyre, duke punuar, mund te shikojme me pas me cfare situatash do te perballemi.”

Ulje-ngritjet kur i thua, e ke fjalen ne nivel karakterial per skuadren apo teknik?

“Mjafton te shikosh ne nente vitet e fundit te Interit per te pare ulje dhe ngritje.”

“Nuk jam i pari ketu qe fitoj pese ndeshje ne fillim te sezonit. Ky grup nuk eshte i pari qe e ka bere kete gje dhe interistat e dine.”

“Dy vite me pare ne dhjetor ishim te paret, apo jo? Ne dhjetor ama, jo si sot, ne shtator. Dhe ne fund Interi perfundoi ne Champions League vetem ne ndeshjen e fundit.”

“Edhe Mancini e nisi shume mire kohe me pare. Prandaj ulje-ngritjet keto jane. Kemi nje historik te cilin nuk duhet ta harrojme dhe duhet te na sherbeje per te mbajtur te ndezura antenat dhe te nxjerim kthetrat per ti bere te gjithe te kuptojne se kuajt e mire duken ne fund ku arrijne dhe jo ne fillim.”

Si eshte Candreva? Po D’Ambrosio, ju ka pelqyer si nje lojtar qe ben te gjithe krahun?

“Pa hyre aspak ne specifike, lojtaret jane shume mire. Kush ka pasur probleme eshte rekuperuar plotesisht. Danilo eshte nje lojtar i futbollit modern dhe mund te mbuloje shume role.”

“Jam i lumtur qe kam lojtare te tille qe te japin kaq shume ndihme dhe kaq shume zgjidhje. Jemi me fat qe e kemi.”

Si e keni pare Sanchez me Lazion? Mund te jete gati per 90 minuta tani ai?

“Per Sanchez kam folur shume, me pyesni per te ne cdo konference per shtyp.”

“Eshte nje futbollist si te tjeret, ka disa karakteristika te cecanta dhe neve na takon qe ta bejme te rikthehet brilant sepse keto dy vite e ka humbur pak shkelqimin.”

“Por heret ose vone do e shikoni ne fushe. Ai sa here ka hyre e ka treguar qe nuk eshte nje lojtar dosido.”

A mendoni se Interi ka ne skuader burra qe mund te dergojne kete klub drejt sukseseve te medha?

“Kur flas per rritje flas mbi te gjitha per marzhin e rritjes qe ka skuadra. Detyra ime paresore eshte te permiresoj futbollistet ne cdo aspekt.”

“Une jam shume i kujdesshem sepse duhet permiresuar gjithcka. Nuk mund te mendojme se kam ardhur me kutine magjike dhe do te bej gjithcka ne moment dhe te gjitha gjerat u rregulluan.”

“Fakti qe kam gjetur deshire dhe disponibilitet nga lojtaret per mua dhe tifozet duhet te jete dicka e mire dhe na ben te jemi me te qete se ne te kaluaren.”

“Por e dime te gjithe se sa duhet te permiresohemi dhe sa shume duhet ta bejme kete gje. Duhet qe te perveshim menget dhe te punojme fort. Duhet te bejme maksimumin per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.