Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 5, 2020

Scroll to top

Top

739 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Capello: “Derbi? Milani i barabarte me zikalterit por do ju zbuloj se tek Interi jam nje fans i madh i…”

Capello: “Derbi? Milani i barabarte me zikalterit por do ju zbuloj se tek Interi jam nje fans i madh i…”
Inter Club Staff

Fabio Capello, ish-tranjer i Milanit ne vitet 90 ka folur sot ne mengjes per mikrofonat e Radio Anch’io Lo Sport per te folur per Kombetaren, derbin dhe shume tema te tjera te aktualitetit sportiv italian. 

Keto kane qene fjalet e tij: “Milani – ka thene ai per sa i perket derbit – eshte rritur shume. Ka lojtare te mire dhe mund ta luaje si e barabarte ndeshjen ndaj Interit. Zikalterit nderkohe jane rritur shume fale minutave te fundit shume te mira ne ndeshje te ndryshme.”

“Ato finale kane sjelle rezultate shume pozitive per ta duke i bere te kene edhe moral te larte.”

“Por Milani mund ti hape probleme zikalterve, ka veshtiresi ne mbrojtje dhe me Icardin dhe Perisic perpara me te vertete qe mund te vuajne.”

“Gattuso? Per mua eshte tranjeri i duhur sepse i ka dhene Milanit mentalitet dhe loje. Por ndonjehere sipas meje e ekzagjerojne me mbajtjen e topit me Donnarummen qe mund te krijoje probleme por menyra si luan Milani me pelqen.”

Por nuk eshte vetem Milan-Inter por edhe sfida brenda sfides e Higuain dhe Icardit: 

“Une e kam stervitur Higuain kur ka qene i ri – ka kujtuar Capello – dhe kishte nje kapacitet teper te larte per te gjuajtur ne ;orte.”

“Eshte rritur shume ne lojen qe ben per skuadren dhe kjo i ka sherbyer per te luajtur ne Europe ne nivele te larta. Ka qene gjithmone nje djal i mbare.”

“Pastaj derbi do te varet shume edhe nga lojtaret qe do te luajne perkrah sulmuesve. Suso me duket i veshtire per tu markuar edhe per Interin qe do te duhet ta mbuloje me dy lojtare.”

“Icardi pastaj eshte nje rrezik kostant per Milanin dhe mbrojtesat e kuqezinjve. Mua me pelqejne te dy ata por do te them te verteten.”

Kam qene dhe jam gjithmone nje fans shume i madh i Icardit. Eshte lojtari klasik i zones se rreptesise qe e ndjen golin dhe di se si te levize. Higuain leviz mire ne pergjithesi, por mbrojtesat e Interit jane me te pergatitur per te tilla ndeshje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.