Interi eshte e cmendur pas Barelles: super paraqitje dje me kombetaren! Ausilio ne sulm sepse…
Interi eshte me te vertete e cmendur pas Barelles, talentit te Cagliarit qe dje ka luajtur nje ndeshje te madhe ndaj Polonise me kombetaren e tij.
Zikalterit kane kohe qe e ndjekin me interes te larte dhe Ausilio e pelqen djaloshin prej kohesh.
Ne mes eshte edhe vleresimi i larte qe Spalletti ka per te i cili eshte rritur akoma me shume pas fjaleve te mira per Radja Nainggolan per ate (kujtojme qe kane agjent te njejte, Beltramin, i cili gezon mardhenie te shkelqyera me Ausilion).
Por Nicolo Barella eshte pare shume entuziast edhe me bluzen e kombetares Italiane e cila ka konfirmuar edhe njehere talentin e tij dhe cilesine e larte qe zoteron. Ai perfundimisht ka treguar se eshte gati edhe per kapercimin e madh tek nje skuader e madhe.
Cfare ndeshje ka bere ai dje? Le te shohim notat e gazetave per djaloshin nga Sardenja:
(Ne foto keni ato ne italisht, ndersa ne shqip mund ti lexoni poshte fotos)
Gazzetta dello Sport – Barella 7: “Do te ishte nje cmenduri te hiqje dore nga entuziazmi i tij: agresion, sulm ne zonen kundershtare, presing. Ndeshje prej veterani, deri ne fund fare, nuk shperdoron nje top dhe “kap me shqelma” Polonine.
Corriere dello Sport – Barella 7: “Me pak euforik se zakonisht, por gjithmone euforik.”
Corriere della Sera – Barella 6,5: “Nje tjeter ndeshje solide e tij pa kufij. Pas debutimit shume te mire me Ukrahinen, nje tjeter ndeshje interesante e tij qe behet akoma me interesant kur luan pak me i avancuar.”
la Repubblica – Barella 7: “Mer perdore skuadren, luan si mediano, mezzala, shkaterrues: tregohet edhe njehere gjithckaberes.”
E keshtu, pas kesaj paraqitje te madhe te tij Ausilio do te tentoje te nxitoje akoma me shume per te. Drejtori sportiv zikalter ka kohe qe eshte vene ne levizje per italianin e ri sepse sirenat nga Premier League shqetesojne jo pak Interin qe deshiron ta kete lojtarin ne Milano veren e ardhshme.
Natyrisht nuk do te jete aspak dicka e lehte te bindet Cagliari, por skuadra ishullore eshte nje nga klubet qe ka me shume mardhnie te mira me Interin e kjo mund te favorizoje gjithcka.