Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja 5 detyrat e Spallettit ne prag te derbit! Pika e dyte dhe e peste shume te rendesishme…

Gazzetta – Ja 5 detyrat e Spallettit ne prag te derbit! Pika e dyte dhe e peste shume te rendesishme…
Inter Club Staff

Jemi vetem 6 dite larg dites se madhe sepse tashme mungon me pak se nje jave per derbin e Milanos. 

Per te rritur me shume pritjen per kete ndeshje, Gazzetta dello Sport ka pare ne shtepine e Interit per te gjetur 5 detyrat e Luciano Spallettit ne prag te derbit per te rritur numrin e fitoreve rresht qe deri me tani ka mberritur ne kuoten 6.

Ja ne detaje ato:

RIAKTIVIZIMI – Duhet riaktivizuar perseri “i tmerrshmi” Perisic. Ne periudhen e fundit – lexohet ne te perditshmen italiane – Ivan pa asnje dyshim eshte ai qe ka mbetur pas te tjereve.

Nje sezon me pare, ne kete kohe, Icardi dhe kroati ishtin gjysma e Interit: por tani krahu i majte duket i fikur. Ceshtje fizike, mbase: sot do te pushoje me Kroacine e nga neser do te jete ne Appiano ku Luciano do te tentoje ta riaktivizoje dhe ti nxjere shkelqimin e munguar ne ndeshjet e fundit.

REKUPERIMET – Nje file i zi pervec atij te Perisic eshte ai qe mban emrat Brozovic-D’Ambrosio-Vrsaljko.

Jane ata te tre qe rrezikojne (ose me sakte, rrezikonin) te mos ishin ndaj Milanit. Duhet ndjekur me kujdes ana fizike e atyre te treve.

Kane munguar ne kombetaret respektive dhe ne kete moment konsiderohen si te perdorshem. Por jo per te luajtur gjate gjithe ndeshjes. Pastaj nje ndeshje derbi seshte si gjithe te tjerat, duhen me shume se 100% te fuqive per ta luajtur deri ne fund.

RIKTHIMET – Duhen vleresuar me kujdes kushtet fizike te lojtareve qe do te rikthehen nga kombetaret respektive.

Neser do te luaje Keita ndaj Sudan. Icardi dhe Lautaro me Miranden ne Arabine Saudite ne Argjentine-Brazil, Vecino ne Japoni. Te gjithe do te rikthehen te merkuren.

Duhet pare se si do te perfshihen ne pergatitje ata qe jane me vonese sepse jo vetem Milani eshte perpara por edhe Barcelona te merkuren. Nuk do te kete turnover por te shikosh Gagliardinin ne fushe te dielen nuk do te ishte dicka e pazakonte.

KUNDERLEVIZJET – Fytyra e Higuain eshte e rrethuar me te kuqe: brenda, ose pak me siper, jane fotot e Skriniar dhe e Vrij.

Image result for de vrij skriniar abraccio

Jane ata muri qe do te ngrihet perpara argjentinasit. Ai eshte nje nga te paktet lojtare ne Serie A qe ka shenuar me shume gola se Icardi.

FUQIA – Nainggolan eshte “arma e krimit” potenciale.

Radja ne ndeshjet e fundit nuk ka qene ne top te formes se tij, por gjate pushimit te kombetareve ka punuar edhe ne ditet e pushimit.

Duhet leshuar te sulmoje kundershtaret, duhet lidhur afer kapitenit, duhet cuar afer kapercimit te kualitetit qe i ka munguar keto ndeshje te para me Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.