
CM zbulon gjithcka: “Kessie, Conte dhe prapaskena e pabesueshme e merkatos se Interit.”
Merkato eshte e mbushur plot me prapaskena gjithmone qe merren vesh ndoshta muaj apo vite me pas.
Per nje te tille ne lidhje me Interin dhe Kessie ka zbuluar diten e sotme Calciomercato.com, e cila flet me siguri per ate qe ka ndodhur rreth 18 muaj me pare.
Gjithcka ka te beje me deshiren e madhe te Antonio Contes per te pasur Franck Kessie tek Interi, nje deshire qe nuk u realizua dot.
“Eshte nje prapaskene interesante qe ka te beje me Franck Kessie, me Interin por edhe me Antonio Conten.”
“Ish-tranjeri zikalter sot eshte tekniku me i ri i Tottenham dhe pikerisht aty mund te bashkohet me Kessie, dicka qe nuk ndodhi dot tek Interi.”
“E ardhmja e Kessie eshte e gjitha per tu rishkruar. Mesfushori nga Bregu i Fildishte nuk ka gjetur ende nje marreveshje me Milanin per rinovimin.”
“Ne janarin e 2019, por edhe ne veren e 2019, Conte e provoi per te marre Kessie tek Interi. Njehere ofroi Politanon dhe me pas ofroi edhe nje njeri te rendesishem si Vecino. Ne te dy rastet, Milani u mendua por me pas refuzoi sepse nuk ishte e bindur.”
“Ne kete moment nderkohe nuk ka shume rendesi cfare mendon Milani sepse Conte mund ta rrembeje Kessie me parameter zero ne fund te ketij kampionati…”