Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Branca i habit te gjithe: “Jam i bindur se Ausilio mund te marre vendin e Marottes: ja pse. Mendoj se Suning po kerkon…”

Branca i habit te gjithe: “Jam i bindur se Ausilio mund te marre vendin e Marottes: ja pse. Mendoj se Suning po kerkon…”
Inter Club Staff

I ftuar ne puntaten e fundit te Radio Nerazzurra, Marco Branca, ish-drejtues teknik i Interit, ka folur per situaten aktuale te Interit ndermjet fushes, klubit dhe merkatos.

Ai e nis keshtu intervisten e tij:

INTERI I INZAGHIT – “E shoh mire, te kompletuar. Ka nje loje te bukur, do te jete vetem ceshtje e disa javeve me shume qe te shohim me shume bindje ne aftesite e veta.”

“E shoh shume me lart Interin se skuadrat e tjera. Duhet te fitoje vetem pak siguri. Pastaj, ndonje ndeshje ne Champions qellon e luajtur keq. Tani e rendesishme eshte qe e kane vete ne dore.”

AMBICIE NE CHAMPIONS LEAGUE – “Nuk ka rendesi si kualifikohesh. Rendesi ka te ecesh perpara.”

“Pastaj, ne shkurt-mars, vlen shume gjendja psiko-fizike. Nese skuadra eshte mire dhe ka entuziazem, mund te behet nje surprize e bukur per te gjithe.”

AUSILIO – “Nese mund te marre nje dite vendin e Marottes? Perse jo? Eshte prej shume vitesh tek Interi.”

“Po fiton eksperiencen e duhur. Mendoj se ne kete rol ai po zbavitet shume. Por mund te beje edhe gjera te tjera.”

E ARDHMJA E KLUBIT – “Duhet pare historia e Interit qe eshte gjigande. Investimi kinez per arsye qeveritare ka pesuar nje ridimensionim por nuk eshte faji i Suning.”

“Ata po kerkojne qe te bejne gjerat mire edhe pse kane veshtiresi te medha. Me shume mundesi po kerkojne nje bleres ne lartesine e Interit.”

“Une nuk do te rikthehsha te Interi, e kam bere punen time atz dhe mendoj se eshte e drejte qe historine tek Interi ta vazhdojne te tjere.”

ONANA – “Mendoj se eshte nje mundesi teknike dhe ka treguar se eshte nje portier shume i besueshem ne te kaluaren.”

“Mund te vije ne momentin e duhur. Do te ishte nje operacion i bukur. A do e merrja ne janar? Une kam bere keshtu me Julio Cesar, e mora qe ne janar qe te ambientohej ne Itali. Mund ti beje mire.”

KRENARI DHE PENG – “Nuk kam asnje peng tek Interi. Gjeja me te cilen shkoj krenar gjithandej eshte qe ndertova nje grup madheshtor qe i ka dhuruar tifozeve emocione te papagueshme.”

“Me shume se aq nuk mund te behej ne ato vite. Tripleta e Interit eshte shkruar me germa te arta ne librin e historise se futbollit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.