Conte, cfare po ben? “Nuk pritej, por ndaj Napolit ne te djathte nuk luan as Hakimi e as Darmian, por…”
Me sa duket Conte ka ndermend ti surprizoje vertete te gjithe ne ndeshjen ndaj Napolit qe do te luhet diten e neserme.
Tekniku zikalter duket se do te zgjedhe per krahun e djathte nga minuta e pare, njeriun e tre pikeve ne Cagliari, Danilo D’Ambrosio.
Qe Achraf Hakimi nuk eshte ne 100% te formes fizike, dihet, sepse ai doli i demtuar nga fusha e lojes te dielen edhe pse nuk ka asgje serioze per te.
Deri ketu cdo gje ne rregull, por Darmian nderkohe, eshte ne forme por duket se do e humbe vendin e titullarit ne kete ndeshje pikerisht ndaj Danilos.
“Me sa duket, Conte ka vendosur per te shperblyer me nje vend prej titullari Danilo D’Ambrosion ne ndeshjen ndaj Napolit.”
“Nje rol i tij si lojtar krahu i djathte qe nga minuta e pare nuk ka ndodhur qe ne rrugetimin final te Europa League te Interit ne fund te sezonit te shkuar.”
“Nderkohe, pritet nje rikthim nga minuta e pare ne mesfushe edhe per Roberto Gagliardini, duke i marre vendin keshtu vetem pas 3 ditesh perseri Christian Eriksen.”
“Per sa i perket te tjereve, Interi pritet te rreshtohet keshtu: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Brozovic, Barella, Gagliardini, D’Ambrosio, Young, Lukaku dhe Martinez.”