Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,402 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AskShaqiri: Atmosferë e bukur për derbin, mund ta fitojmë. Dua ta rikthej Interin në majë. Këtu sepse…”

AskShaqiri: Atmosferë e bukur për derbin, mund ta fitojmë. Dua ta rikthej Interin në majë. Këtu sepse…”
Rinor Sopaj

Pas konferencës për shtyp, Xherdan Shaqiri tregohet i mrekullueshëm në nivelin mediatik dhe merr pjesë në ngjarjen e zakonshme të ‘Inter Nos’ në Inter Channel. Zviceriani, pasi iu përgjigj kurioziteteve të gazetarëve, ai iu përgjigj edhe pyetjeve të tifozëve në Twitter.


Shumë tifozë të Interit në Zvicër?
“Po ka shumë, është e vërtet”.

Si është jeta jote jashtë fushës? Si e kalon kohën e lirë?
“Stërvitem pastaj shkoj në shtëpi, e jetoj një jetë normale si të gjithë të tjerët, asgjë speciale. Kaloj shumë kohë me familjen, jam i lidhur shumë me ta, me shokët e mi, të gjithë do të vijnë ta shikojnë derbin. Në fund të fundit e rëndësishme është të luajmë dhe të fitojmë si skuadër, kështu mundemi”.

Sa ndihet presioni i derbit në Milano?
“Është një ambient shumë i nxehtë, ndjehet kudo, në rrugë, të gjithë po flasin vetëm për derbin dhe jam shumë i lumtur që do të luaj dhe ta përjetoj këtë atmosferë, por më shumë se gjithcka dua tri pikët. Më kërkojnë që të jap gjithcka, që të fitojmë”.

Një grup i bukur dhe një sistem i lojës janë receta e fitores?
“Interi duhet të kthehet aty ku edhe i takon, jam 100% në këtë projekt dhe do të japim gjithcka që ta dërgojmë në majë edhe në Itali edhe në Evropë”.

Pse e zgjodhe Interin?
“E kam thënë disa herë, më pëlqente trajneri, kam dëshirë të luaj, dëshiroja të gjeja dicka të re dhe Interi më ka ofruar perspektivën më të mirë për të ardhmen. Është një klub i madh dhe dua të kontriboj dhe ta kthej aty ku ka qenë gjithmonë që pastaj të kemi obiektiva të rinj”.

Si ndjeheni tek Inter, krahasuar me Bayernin?
“Dy kuptime të ndryshme, Bayerni është një nga skuadrat më të organizuara në botë, por edhe Interi është një klub i madh me profesionistë që japin maksimumin, por është mëkat që nuk luajmë në Champions League për momentin”.

Cili ishte momenti më i bukur i karrierës tënde?
“Më kanë ndodhur shumë gjëra të bukura, e rëndësishme është që të jem gjithmonë mirë, pa pësuar ndonjë lëndim të rëndë, të rikthehem në formën më të mirë pas lëndimit. Kam fituar shumë tituj me Bayernin por Champions është më i rëndësishmi”.

Cilin shqiptar do ta sillnit tek Inter, vendi nga ku e keni origjinën?
“Ka shumë lojtarë të ndryshëm që janë mjaft të zotë por që akoma duhet të rriten dhe të stabilizohen. Kur kthehem për pushime, atje të gjithë janë mbështetës të Interit. Është e bukur kur e sheh se ka aq shumë persona në botë që e mbështesin klubin tonë dhe Interi duhet të kthehet në majë, në mënyrë që ata të mbeten të kënaqur”.

A e ndjeni përgjegjësinë për një ndeshje e cila sjell kaq shumë njerëz nga Italia dhe vende të tjera?
“Po kam emocione, e ndjejmë presionin, për një lojtar është një gjë të cilën e mban në zemër, në qoftë se fitojmë do të ishte një ndjenjë e papërshkrueshme”.

Cfarë të pëlqen nga Italia dhe nga futbolli italian?
“Është një futboll taktik, defansiv, ku është e vështirë për një sulmues të depërtoj, të gjej hapësira. Nga Italia më pëlqen ushqimi, dal vullnetarisht për të ngrënë”.

Flokët i ke rregulluar në Itali?
“Jo, në Zvicër me shokun tim Peppe i cili kujdeset për look-un tim”.

Cili është lojtari i cili ka luajtur në të shkuarën tek Inter dhe ju pëlqen juve?
“Është e vështirë, kanë luajtur shumë lojtarë të zotë. Zbavitemi shumë në dhomat e zhveshjes, është një atmosferë e bukur, Juan Jesus është shumë simpatik, argëtohem shumë me të, edhe Lukas, por në fushë është e qartë që ka shumë lojtarë që mund ta bëjnë diferencën por për momentin më e rëndësishmja është që të punojmë si një skuadër”.

Inspirimi juaj si fëmijë?
“Ronaldo”.

Cfarë po provon në këto dy ditë përpara derbit? A e keni parë më herët ndonjë?
“Po shumë herë, edhe në Gjermani gjithmonë e kam ndjekur, është një ngjarje e madhe për të gjithë botën, jam shumë i kënaqur dhe i lumtur sepse është derbi i parë për mua, por më e rëndësishmja është që t’i marrim tri pikët”.

Si mund t’i ftojmë mbështetësit në stadium?
“Do të jetë një spektakël, shpresoj që do të ketë gola të bukur që t’i argëtojnë mbështetësit. Do të jetë një betejë e fortë në mes dy skuadrave të cilat do të luajnë me zemër, të cilat dëshirojnë të jenë skuadra numër një e qytetit dhe do të jetë e bukur ta shikosh nga stadiumi”.

Me kë argëtoheni më së shumti?
“Me të gjithë, dëshiroj të argëtohem me të gjithë bashkëlojtarët e mi nuk e kam një të preferuar, argëtohem shumë me të gjithë. Ai i cili më bën më së shumti të qesh? E vështirë, ndoshta Yuto”.

Cfarë mendoni për Kovacic? Si e shihni talentin e tij? Vitin e ardhshëm do të jetë viti i tij?
“Është i ri, ka një të ardhme të madhe përpara, duhet të punoj cdo ditë në mënyrë që të përmirësohet, ka nevojë për kohë dhe ne presim shumë nga ai dhe me siguri që do të jetë i rëndësishëm për klubin. Vitin e ardhshëm mund të jap shumë më shumë dhe mendoj se do ta ketë një sezon të madh. Më pëlqen të luaj me të”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.