Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte-Marotta, zbulohet perplasja e madhe ne merkaton e fundit te veres? “Ne 2020 ata nuk…”

Conte-Marotta, zbulohet perplasja e madhe ne merkaton e fundit te veres? “Ne 2020 ata nuk…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Conte ka pasur nje kerkese shume specifike veren e kaluar, por Marotta nuk ka mundur te bente asgje.

Jo per ndonje deshire te tij, apo per ndonje plan madhor, por per vete faktin se Interi ka qene e limituar per te bere shpenzimet.

Conte fillimisht, pasi eshte siguruar Hakimi, ka dashur edhe nje lojtar tjeter ne krahun e majte pervec Young.

Ai ja ka shprehur kete deshire edhe Marottes, por ai ka refuzuar ta kenaqe teknikun per kete duke sjelle keshtu nje perplasje jo te vogel me tranjerin.

“Per disa dite, mardheniet nuk kane qene po aq te mira sa jane sot. Conte eshte ndjere vetem sepse ka pare qe krahu i majte kishte nje problem.”

“Por me sa duket, me kalimin e diteve, ai e ka kuptuar se kjo gje skishte lidhje me deshiren e Marottes, por me pamundesine e Interit per te bere shpenzime te medha ekonomike per shkak te situates.”

“Keshtu, ai ka vlersuar Hakimin qe e ka konsideruar si nje dhurate te madhe dhe ka pranuar te punoje me Perisic.”

“Por duke qene se ai eshte shume kerkues, e ka tentuar njehere nese Interi mund ta kenaqte dot me nje si Emerson Palmieri apo Marcos Alonso, e ka pare qe nuk behej, dhe e ka mbyllur ate muhabet. Edhe pse gjate rruges perplasja me Marotten ndodhi, por asgje e pariparueshme. Nje mosmarreveshje e momentit.”

Burimi: Calciomercato.com

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.