Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte merr ne mbrojtje Vidal: “Me thoni, si ka mundesi qe nje arbiter vetem pas 30 minutash te vrase…”

Conte merr ne mbrojtje Vidal: “Me thoni, si ka mundesi qe nje arbiter vetem pas 30 minutash te vrase…”
Inter Club Staff

Dje, pas intervistes se dhene per mediat prezente, Antonio Conte ka folur perseri ne fund ne konferencen per shtyp.

Tekniku zikalter, ka folur pas humbjes dhe me sa duket, ne nje fare menyre ka marre ne mbrojtje Arturo Vidal pas idiotesise qe ai beri ne fushen e lojes.

“Sinqerisht une per arbitrimin nuk dua te flas, edhe pse shpesh here arbitri duhet te jete inteligjent e te mos shkaterroje nje ndeshje keshtu.”

“Nese Vidal nuk i ka thene dicka te rende, ajo qe beri arbitri ishte e rende. Te lesh nje skuader me 10 lojtare pas 30 minutash loje do te thote ta vrasesh kete skuader. Me thoni, si mund ta beje nje arbiter kete gje? Nuk e di ama se cfare i ka thene Vidal.”

“Sot nuk kishte te bente me nervin kjo loje, por duhet ti kuptojme me mire ndeshjet dhe peshen e tyre.”

“Per ne ka qene nje ndeshje e rendesishme por nuk ja dolem dot qe te arrijme nje rezultat te rendesishem.”

“Luanim shume kunder Real Madrid: ishte nje ndeshje qe nuk mund ta gabonim, por nuk na mungoi nervi sot, jo.”

“Mbase e kemi ndjere me shume nga sa duhej kete ndeshje. Vetem koha do te ndihmoje Interin per te menaxhuar me mire keto ndeshje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.