Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

703 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte thote ‘PO’: Inter-Tonali, ka marreveshje. Marotta dyfishon: “I ka ofruar Brescias dy lojtare ne kembim: ja detajet.”

Conte thote ‘PO’: Inter-Tonali, ka marreveshje. Marotta dyfishon: “I ka ofruar Brescias dy lojtare ne kembim: ja detajet.”
Inter Club Staff

Pas shitjes ne menyre perfundimtare te Mauro Icardit, Interi tashme eshte hedhur ne sulm direkt per Sandro Tonalin.

I riu mesfushor i Brescias eshte keshtu emri i pare ne listen e Marottes dhe Ausilios per te perforcuar skuadren kete sezon.

Por ai ka marre nje ‘PO’ te rendesishme: ate nga Antonio Conte, zeri me i rendesishem ne ndertimin e Interit.

Ashtu si tregon Sport Mediaset, ne fakt, tekniku interist ka shprehur dakordesine totale per blerjen e talentit nga Lodi.

Nje garanci kjo qe seshte aspak keq dhe qe i bashkohet shifrave qe Interi do i ofroje Brescias. Ky propozim ka shkuar edhe ne tavolinen e Beppe Bozzos, agjentit te lojtarit me te cilin Interi ka nje dakordesi per kontraten.

Do te jete nje kontrate kater vjecare me nje rroge qe do te rritet vit pas viti. Por ky nuk do te jete problem: marreveshja me te eshte gjetur prej ditesh tashme.

Problemi i madh i Interit mbetet te gjendet marreveshja me Massimo Cellino, nje njeri shume i veshtire merkatoje.

Natyrisht qe Beppe Marotta eshte gati qe pervec parave te ofroje edhe lojtare ne kembim per Tonalin.

Ditet e kaluara eshte folur per shifren 20 milione plus kartonin e Andrea Pinamontit dhe bonuse te ndryshme, por me sa duket, Interi eshte gati qe bashke me Pinamontin te ofroje edhe kartonin e nje lojtari tjeter por kesaj radhe vetem ne huazim me te drejte blerje dhe riblerje nga ana e Interit.

Behet fjale per Sebastiano Esposito. Ai kete sezon do te largohet ne huazim dhe Brescia shihet si piazza e duhur nga Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.