Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 25, 2019

Scroll to top

Top

1,171 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Cmenduria e radhes e Interit e ka emrin Nainggolan: ja modaliteti i transferimit tek Cagliari!

Corriere – Cmenduria e radhes e Interit e ka emrin Nainggolan: ja modaliteti i transferimit tek Cagliari!
Inter Club Staff

Radja Nainggolan ka qene ne krye te listes se deshirave te Interit qe perpara dy sezonesh ky Luciano Spalletti e kerkoi me ngulm ne sezonin e tij te pare tek Interi.

Per shkak se Roma kerkonte shume per belgun por edhe per shkak se Interi ishte ne nje regjim teper te rende financiar per shkak te Fair Play Financiar, gjithcka u shty per nje vit me vone ku Radja Nainggolan u transferua ne Milano ne vitin e dyte te Spallettit tek zikalterit.

Edhe pse ai erdhi me buje dhe cilesite e tij nuk mund ti vere askush ne diskutim, Radja Nainggolan pati veshtiresi te medha te integrohej ne skuadren zikalter e kjo edhe per shkak te jeteses se tij jo te shendetshme por edhe per shkak te demtimeve te shumta.

Keshtu, nje nga dy vendimet e klubit qe kane bere te perflitet shume eshte edhe ai i nxjerjes jashte skuadres i Nainggolan.

Ne kete moment, Nainggolan, edhe pse vazhdon te stervitet me skuadren, ai vazhdon te mbetet nje lojtar per tu larguar nga klubi sepse rrezikon te behet nje barre gjate sezonit.

Duke pare se deri me tani ofertat kane munguar dhe se Radja e ka gruan e tij semure, po mendohet ne keto ore se destinacioni i belgut do te jete pikerisht Sardenja, tek Cagliari, skuadra ku ai eshte bere i famshem.

Por sipas Corriere della Sera, Interi me largimin e Radja Nainggolan do te beje cmendurine e radhes se saj ne merkato sepse me sa duket, nese do te largohet tek Cagliari, zikalterit do e japin falas ate e do i paguanin edhe rrogen nderkohe qe do te luaje per skuadren sarde.

Nje lojtar si Radja Nainggolan qe do te bente pa problem titullarin ne te gjitha skuadrat e Serie A do te dhurohej pikerisht ne kete lloj menyre, si nje lojtar cfaredo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.