Corriere e habitur: “Cfare po ndodh me Zhang dhe Interin? Me sa duket Presidenti nuk po…”
Corriere dello Sport ka qene nje nga mediat me aktive ne Itali kur ka ardhur puna te nje shitje e mundshme e Interit.
Ata kane folur gjate qe perpara dy sezonesh per sa i perket Bc Partners, me pas per sheiket dhe sot madje kane dyshime te medha per vazhdimesine e Suning.
E pikerisht duke u nisur nga keto zera, ata shprehen goxha te habitur me ate qe po ndodh me Steven Zhang tek Interi.
“Diten e sotme Inter do te luaje nje ndeshje teper te rendesishme ne fushen e Juventusit, ne Allianz Stadium.”
“Ne menyre te habitshme sepse ne Itali nuk para ndodh, prezent ne shkallet e stadiumit do te jete edhe Steven Zhang.”
“Me sa duket kjo e diele eshte shume e rendesishme per Presidentin e Interit qe deshiron te mbeshtese nga afer skuadren e tij.”
“Por cfare po ndodh me te? Ai erdhi per te qendruar vetem disa dite ne Milano ne ditet e fitimit te Superkupes por me pas qendroi ketu.”
“Kane kaluar tre muaj dhe Zhang nuk ka levizur. Mos kjo ndoshta do te thote se Suning tashme eshte perqendruar njehere e mire tek Inter?”
“Apo do te thote se dicka e madhe ne nivel shoqerie pritet te ndodhe?”
“Vetem koha do e tregoje. Presidenti nuk po mendon te largoeht. Te pakten per momentin ai po qendron prane skuadres.”