Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

781 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi me i ashper se kurre dergon nje mesazh per drejtuesit: “Kur vura kembe ne Milano ne asnje moment nuk…”

Inzaghi me i ashper se kurre dergon nje mesazh per drejtuesit: “Kur vura kembe ne Milano ne asnje moment nuk…”
Inter Club Staff

Inter po behet gati per ndeshjen e rendesishme te dites se sotme ku ne transferte do te luaje ndaj Juventusit ne Torino.

Nderkohe, dje ka dale perpara mediave edhe Simone Inzaghi i cili si rralle here ka derguar nje mesazh me te arshper (per drejtuesit) pas pyetjes per te ardhmen e tij.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij ne shqip:

Cfare ndeshje pret te jete ajo neser?

“Mendoj shume e rendesishme, por ne te njejten kohe nuk mund te kishte nje ndeshje me te mire per te dhene nje sinjal te forte per te gjithe ambientin dhe per ne.”

Je me i qete me Brozovic te gatshem? Si e ke pare?

“Te gjithe e dime rendesine e Marcelos dhe te gjithe lojtareve. Ai eshte thelbesor, na ka munguar shume. Ne keto dite ka punuar shume mire.”

“Sot bashke me De Vrij kane bere te gjithe stervitjen dhe te shohim tani. Ta kemi ne dispozicion eshte e rendesishme.”

A ke bare bindje te syte e lojtareve? Te mos fitohet neser do te thote se Inter do largohet ndjeshem nga vendi i pare…

“Patjeter. Jemi te gjithe bashke. Kemi pak dite qe kemi te grumbulluar te plote, por tani duhet te japim me te miren tone ne fushe.”

“Kemi humbur pike ne ndeshje qe me pak me shume agresivitet duhet te kishim arritur te fitoret. Por do te shkojme ne Torino me personalitet dhe karakter.”

Cfare shpjegimesh ke per kete frenim?

“Mendoj se te gjitha skuadrat kane pasur nje moment te tille. I yni ka qene i vendosur ne derbin e humbur dhe pas perballjes me Liverpool.”

“Ne fillim te vitit do te kisha vendosur firmen qe ne fund te prillit te ishim me nje Superkupe te fituar, me 1/8 e Champions pas 10 vitesh dhe te luaja nje Scudetto dhe vendin ne Champions.”

“Kur kam vene kembe ne Milano kjo me eshte kerkuar nga klubi.”

Cfare pret nga ndeshja e neserme ne Torino?

“Rezultatin, sepse per ate qe na takon neve, paraqitjet e mira nuk na kane munguar asnjehere. Edhe pse kemi marre vetem shtate pike ne shtate ndeshje, ne kemi luajtur mire.”

“Por zhgenjimi i madh qendron per piket e humbura. Do duhet te rifillojme gjithcka qe ne ndeshjen me Juventusin.”

A po i pergatit tani ndeshjet si ndeshje teke dhe jo me si pjese te kampionatit?

“Derbi i Italise nuk eshte nje ndeshje si gjithe te tjerat. Eshte shume e ndjere nga tifozeria, e dime se duhet te bejme nje ndeshje te madhe.”

“Do te ndikoje shume edhe morali dhe klasifikimi por do te kemi edhe tete ndeshje te tjera bashke me nje gjysmefinale te Kupes se Italise.”

A ndihet shume skepticizem perreth Interit keto kohe?

“Kritikat pranohen dhe une kam inteligjencen per te kuptuar situaten. Ato qe ndertohen si art e di nga vine dhe nuk i marr fare ne konsiderate.”

Si ka thene Stramaccioni, a duhet Interi te ndihet me shume qe eshte Kampione e Italise ne fuqi?

“Mendoj se ka thene te drejten. Kemi fituar Superkupen dhe ne kampionat vetem nje episod na ndau nga fitorja me Juventusin.”

“Por perballe kemi nje skuader qe ndodhet mire dhe qe po afrohet me pozicionet qe kemi parashikuar ne fillim te Serie A.”

Cuadrado ka shenuar 5 gola ndaj Interit ndersa Vlahovic e njohim. Ka ndonje kundershtar qe e keni studiuar ne menyre me te vecante?

“E njohim shume mire Juventsin. Ne janar me Vlahovic dhe Zakaria kane bere nje investim te rendesishem mendoj.”

“Por kane Vlahovic, edhe Morata, Dybala apo Kean. Te gjithe sulmues per tu marre ne konsiderate ne cdo moment.”

Ke folur per nje sjellje te gabuar te skuadres ne ndshjet e fundit. Cfare i ke thene djemve per te mos perseritur gabimet e njejta?

“Te nisim gjithcka nga Fiorentina dhe Torino. Nuk me ka pelqyer si jemi futur ne fushe. Pasi kemi analizuar ndeshjet kemi bere dy pjese te dyta te mira.”

“E dime qe jemi futur ne menyre te gabuar ne fushe. Duhet te benim dicka tjeter po kemi gabuar.”

Conte vitin e kaluar vendosi te largohet per problemet ekonomike. Ti do te qendroje pertej cdo gjeje ne fund te kampionatit?

“Ne tranjeret varemi nga rezultatet dhe paraqitjet. Une jam i lumtur dhe krenar per zgjedhjen qe kam bere ne qershor.”

“E dija qe Interi ishte kampione e Italise dhe me shume mundesi do te kishte humbur dy nga tre lojtaret me te mire.”

“Me stafin kemi bere nje pune te madhe dhe kemi rritur pritshmerite e te gjitheve dhe tani normalisht, edhe pse nuk jemi ne vend te pare, jemi ende ne lufte.”

“Ka pasur kritika, eshte normale. Por kritikat kane qene gjithmone pertej cdo rezultati ne futboll.”

Si eshte Barella? Cila eshte gjendja e tij?

“Mendoj se ne keto dite ka punuar shume mire. Edhe Bastoni, Vidal dhe Sanchez qe kane pasur zhgenjime te medha. Por ky eshte futbolli dhe duhet ta lene pas shpine tani.”

Cfare ke menduar kur Allegri ka thene se Inter eshte ende favorite per Scudetton pas ndeshjes se fundit?

“Mendoj se ka dhene mendimin e tij. Me Max kemi nje respekt reciprok. Secili ka te drejten te shprehe ate qe mendon.”

Fakti se e ke mundur shpesh Juventusin eshte nje arme me shume per ty?

“Kur perballes me Juventusin eshte nje ndeshje qe te karikon. Kemi kaluar para pak kohesh nje fitore ndaj Juventusit.”

“Kesaj radhe do te luajme ne trasnferte. Kemi punen dhe detyren per te bere nje ndeshje prej Interi.”

Mesfushoret duhet te gjenden pas nje kohe qe kane munguar totalisht?

“Mendoj se eshte nje diskutim me i pergjithshem. Ne kemi qene shume te rrezikshem, por na ka munguar goli para portes.”

“Ka qene nje moment i keq. Po punojme me defektet tona per tu permiresuar duke filluar qe nga dita e neserme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.