Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shume ore te nxehta ne merkato: nje lajm i keq vjen nga Gjermania!

Inter, shume ore te nxehta ne merkato: nje lajm i keq vjen nga Gjermania!
Inter Club Staff

Vazhdon puna individuale tek Interi, e cila edhe kete mengjes eshte stervitur normalisht ne Qendren Sportive Suning ne Appiano Gentile.

Ashtu si tregon Sky Sport Italia, formacioni zikalter eshte dare me dy grupe: i pari ka nisur stervitjen ne oren 9 ndersa i dyti ne oren 11.

Conte dhe stafi i tij nderkohe do te duhet te bejne kontrollin nese jane bartes apo jo te virusit diten e hene, pak perpara rifillimit te stervitjeve ne grup.

Por sipas Sky Sport, ka lajme shume te rendesishme nga merkato me Interin qe po pret te pergjigje nga dy lojtare nga klubet respektive.

Drejtuesit zikalter po presin nje pergjigje brenda dites se premte nga Bayern Munich, per blerjen e Ivan Perisic te fiksuar per 15 milione euro.

Sipas Sky Sport, nuk ka aspak sinjale pozitive ne lidhje me lojtarin kroat nga Gjermania. Nje lajm aspak i mire ky per Interin.

Marotta dhe Ausilio, prezent kete mengjes ne Pinetina, po dialogojne gjithashtu edhe me Paris Saint-Germain per sa i perket te ardhmes se Mauro Icardit.

Klubi parizien deshiron qe te mbaje argjentinasin, por me kushte te ndryshme nga ato qe jane rene dakort ne veren e kaluar kur blerja ishte caktuar 70 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.