Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

705 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA FRANCA: “Inter gati te beje nje cmenduri ne merkato? Klubi zikalter e ka seriozisht per lojtarin e…”

E FUNDIT NGA FRANCA: “Inter gati te beje nje cmenduri ne merkato? Klubi zikalter e ka seriozisht per lojtarin e…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Interi eshte vertete shume e kujdesshme per disa talente te rinj ne Europe dhe dicka e tille konfirmohet edhe nga mediat franceze.

Eshte folur edhe ne ditet e kaluara, por Beppe Marotta dhe Piero Ausilio i kane hedhur vertete syte nga Ligue 1 per sezonin e ardhshem.

Per kete gje ka folur sot televizioni i njohur francez, Telefoot, e cila ka treguar se si klubi zikalter po ndjek me kujdes sulmuesin super te talentuar te Lille.

“Inter po mendon per nje te ardhme pa Edin Dzeko ose me sakte, nje te ardhme ku Edin Dzeko do e ndaje repartin me dike tjeter.”

“Per kete arsye, skuadra zikalter ka hedhur syte te sulmuesi shume i talentuar i lindur ne vitin 2000, Joanthan David, i cili luan me Lille.”

“Aktualisht, ai eshte kryegolashenuesi i Ligue 1, edhe pse PSG ka nje mal me sulmues te njohur dhe me peshe.”

“Lojtari qe ka qene nje makine golash edhe te Gent po tregon vlerat e tij edhe ne Ligue 1 dhe kjo ka bere qe Inter te interesohet per te ne menyre serioze.”

“Lojtari eshte me origjine kanadeze, ka lindur ne 14 janar te 2000 dhe eshte nje profil qe shihet si perfekt per karakteristikat e tij.”

“Inter e ka ndjekur qe nga koha e Gent dhe tani deshiron qe te filloje kontaktet e para me lojtarin dhe skuadren e Lille qe ne janar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.