Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

715 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Shume pak e kane vene re por Spalletti kete sezon e ka arritur objektivin e tij te pare…

Corriere – Shume pak e kane vene re por Spalletti kete sezon e ka arritur objektivin e tij te pare…
Inter Club Staff

Shume do e kene menduar, shume do e kene vene re, por sot Corriere dello Sport pe te dyten dite radhazi ve ne dukje nje detaj te lojes se Interit. 

Behet fjale per varesine e Interit ndaj disa lojtareve te caktuar qe sezonet e shkuara ka qene shume e dukshme dhe qe Spalletti ka arritur ta ndryshoje kete trend.

Ja cfare shkruan Corriere:

“Duket se ka marre gjithcka fund: varesia e Interit nga Icardi dhe Perisic e cila u vuajt shume vitin e kaluar tek Interi nuk ekziston me.”

“Ky ka qene nje nga objektivat e ketij sezoni nga ana e teknikut toskan dhe deri me tani ja ka dale. Por le te shohim me detaje statistikat per te kuptuar vertete situaten.”

“Te pakten ne keto 7 ndeshje te para te sezonit 2018-2019, pervec faktit se skuadra ka treguar se di te reagoje shume mire atehere kur duhet duke shenuar 6  gola ne 15 minutat e fundit, kontributi i kroatit tek golat dhe ai i Icardit eshte ulur ndjeshem por ne te njejten kohe jane rritur golashenuesit ne skuader edhe nga repartet e tjera.”

“Vitin e kaluar djemte e Spallettit kishin shenuar 66 gola dhe 40 mbanin firmen e Icardit dhe Perisic.”

“Nese flasim ne terma perqindjeje, jemi tek 60% te totalit te golave.”

“Ndersa deri ne kete moment golat e shenuar jane 10 ndersa ato te Mauros dhe Ivan jane 4. Pra nje 40% i golave total.”

“Eshte nje e dhene pozitive kjo dhe jo negative, mos e ngaterroni. Kjo do te thote se tranjeri tani mund te besoje tek nje numer me i larte shenuesish dhe nuk eshte me totalisht i varur nga vetem keta dy lojtare.”

“Deri me tani jane 8 lojtaret qe kane shenuar: De Vrij, Nainggolan. Candreva, Vecino, Brozovic, D’Ambrosio si dhe Perisic me Icardin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.