Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

909 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Sot larja e hesapeve Modric-Perez. Nderkohe Zhang Jr. niset per ne Madrid: ja detajet

Corriere – Sot larja e hesapeve Modric-Perez. Nderkohe Zhang Jr. niset per ne Madrid: ja detajet
Inter Club Staff

Luka Modric pozoi me bluzen e trete? Atehere qendron. 

Luka Modric mungon tek imazhi i kopertines se rrjetet sociale te Real Madrid? Atehere largohet. 

Ne epoken e internetit dhe fake-news, gjithcka eshte e mundur. Por realiteti lind pikerisht nga keto detaje te vogla: kroati e quan te mbyllur ciklin e tij ne Madrid dhe deshiron te bashkohet me Interin.

Ne te njejten menyre, Florentino Perez e di qe duhet te respektoje paktin me nxenesin e tij por edi qe edhe te humbase numrin e tij 10 pas Zidane dhe Ronaldo do te ishte dicka teper e veshtire per tu pertypur.

E ja nderkohe, ka edhe nga ata qe nuk e japin si te mbaruar takimin ndermjet lojtarit dhe presidentit sot dhe Corriere dello Sport vete e ve ne dyshim kete takim (nese do te ndodhe ose jo).

“Real Madrid nuk ka asnje nxitim e mbi te gjitha nuk ka dyshime se si do te perfundoje kjo histori merkatoje – tregon e perditshmja romane -.”

“Konfirmimi ka ardhur nga futja e emrit te Luka Modric ne listen e te paragrumbulluarve per finalen e Superkupes Europiane qe do te luhet ne daten 15 kunder Atletico Madrid.”

“Shitja e ish-lojtarit te Tottenham tek Interi mund te perfeksionohet ne 48 oret e ardhshme te merkaots italiane dhe Interi po pret nga larg.”

“Klubi zikalter e di qe mund te mbese edhe pa mesfushor, por kjo do te pranohej vetem nese vjen Keita Balde), nese jo, me siguri do te vije dikush. Por gjithcka do te varet nga nje hapje ose jo e rruges nga Don Florentino.”

“Sot paradite Interi do te niset per ne Spanje me nje charter ku do te jete e gjithe skuadra por si rralle here edhe i gjithe stafi drejtues bashke me nje emer te pazakonte per transferta te tilla miqesore.”

Behet fjale per Steven Zhang qe mund te ndalet ne Madrid edhe per ceshtje pune. Eshte e qarte qe ajo e Madridit nuk mund te konsiderohet nje mision merkatoje (ndermjet dy klubeve nuk ka ende nje tratative), por letrat ne tavoline mund te ndryshojne sot nese do te kete nje hapje te Realit per largimin e Modric.”

“Perez eshte i bindur qe me nje rritje dhe zgjatje te kontrates gjerat do te shkojne ne vendin e vet, ndersa lojtari nepermjet agjenteve te tij e mohon kete hipoteze.”

“Ne rast te nje prishje te mardhenieve Modric-Real, eshte e qarte qe prezenca e Zhang Junior ne Madrid do te ishte nje sinjal i qarte edhe pse tratativa ndermjet Cristiano Ronaldos dhe Juventus tregon se marreveshjet e medha mund te mbyllen edhe pa kontakte ndermjet pronareve.”

“Por meqe ra fjala te kontaktet, te merkuren ne darke drejtori sportiv Ausilio ka darkuar ne Milano me Luciano Spallettin dhe ne te njejtin restorant kane takuar Giuseppe Rison, nje nga agjentet qe po punon ne kete operacion bashke me Lemic dhe Mijatovic.”

“Shpresat zikalter per nje transferim te mundshem jane shume te larta, por deri sa nuk do te ndodhe takimi Modric-Perez, kjo situate nuk do te zhbllokohet. Ja pse Interi po pret me padurim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.