Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

521 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Curva Nord del publikisht kunder rikthimit te Lukakut: “Nuk kane rendesi ata qe…”

Inter Club Staff

Me sa duket, fjalet e Romelu Lukaku kane ndare me dysh edhe tifozet e Interit te cilet kane qene teper te zhgenjyer nga ai.

Lojtari u largua ne vere, ne momentin me te veshtire te Interit, duke kerkuar largimin te Chelsea dhe duke surprizuar jo pak drejtuesit dhe Inzaghin.

Nderkohe, tashme ai po kalon nje moment teper te keq te Chelsea dhe ka dale publikisht duke kerkuar falje per tifozet e Interit.

Nder te tjera, Lukaku ka pranuar qe ka gabuar gjithcka: menyren e largimit, kohen e largimit por edhe fjalet qe i kushtoi ne ate kohe tifozeve te Interit.

Nderkohe, pasi ka thene fjalet e tij per Sky Sport ku Lukaku ka kerkuar nje falje publike, me sa duket sot ka reaguar direkt Curva Nord.

Tifozeria ultras e Interit nuk ka pritur aspak dhe ka shkuar menjehere ne San Siro dhe ka hapur nje banderole te madhe ku shkruhet:

“Nuk ka rendesi ai qe largohet kur fillon shiu, por ka rendesi ai qe qendron kur ka stuhi. Ciao Romelu. CN 69.”

Kjo ka qene edhe banderola e Curva Nord per te dhe dukshem ata nuk jane aspak dakord me nje rikthim te tijin ne Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.