Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

92 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dashuria eshte nje difekt i mrekullueshem…

Dashuria eshte nje difekt i mrekullueshem…
Inter Club Staff

Futbolli eshte vazhdimisht i lidhur me emotivitetin, ndjenjat ne pergjithesi. Dhe jo ato ndjenjat e ceketa, por ato te fortat qe zgjasin per nje jete te tere. Sa here eshte nderruar nje tranjer nga nje vendim i shpejtuar pas ndonje humbje qe nuk eshte pertypur dot? Asgje nuk eshte e sigurte. Gjithcka eshte e varur nga rezultatet. Dhe natyrisht edhe nga fati. Futbolli lufton qe ne fillimet e veta per te gjetur zgjidhjen perfekte, e kur e gjen lufton per ta mbajtur. Dhe kur vjen ai momenti ne te cilin nuk arrin dot ta mbash ate pozicion, vjen radha e syve tane te merzitur, e dyshues: A do te kthehemi atje ku ishim?

Qe shifrat luajne nje loje nje rol protagonisti ne kete tratative qe po lexojme keto dite nuk eshte ne dyshim, dhe eshte e pamohueshme. Merkato, borxhet, stadiumi. Jane te gjitha situata qe duan nje zgjidhje. Emri i zgjidhjes mund te quhet Eric Thohir. Massimo Moratti po ben llogaritjet, dhe po vlereson se sa do te injektohet Indoneziani ne klub. Ai thjesht do vetem nje siguri: Ate qe Eric po erdhi aty, do te beje gjene e duhur, dhe nuk do ta lere ne balte pas disa vitesh ate klub qe ai e dashuron me mish e me shpirt. Interi nuk eshte loder. Me Interin nuk mund te tallesh. As me ndjenjat e Interistave po ashtu, me Massimo Morattin ne krye.

Garancite qe do Presidenti kane te bejne me shume me qellimet se sa me numrat. A do te heqi dore tek veshtiresia e pare? Cfare impakti dhe sjellje do te kete me tifozerine? A do te drejtoje mire skuadren? Sepse ne 18 vitet e Morattit nuk ka qene vetem tripleta, por edhe dite shume te trishtuara ne te cilat te luftoje dukej e kote. Dite ne te cilat te dorzoheshe dukej si zgjidhja e vetme. Keto jane garancite e verteta qe kerkon President Massimo Moratti nga Indoneziani milioner, dhe nuk behet fjale per ceshtje shifrash apo cmimi, sepse Presidenti jone ka shpenzuar me shume se 1 miliard euro ne keto 18 sezone tek zikalterit. Jo aspak nuk eshte ceshtje shifrash, por ceshtje qellimesh.

Dashuria eshte nje difekt i mrekullueshem. Futbolli pa kete ndjenje nuk mund te ekzistoje dot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.