Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Leter e hapur nga Paolo Rossi per Erick Thohir: “Ja cfare do te thote te jesh Interist!”

Leter e hapur nga Paolo Rossi per Erick Thohir: “Ja cfare do te thote te jesh Interist!”
Inter Club Staff

Interist doc, Paolo Rossi ka dashur te shkruaje nje leter me zemer te hapur per Erick Thohir, duke dhene mendimin e tij per boten zikalter ne rreshtat e Gazzetta dello Sport. Nje leter iluminuese dhe prekes.

“Naten e finales se Champions League, me 22 Maj 2010, kisha nje shfaqe ne Teatrin Piccolo. Edhe pse me shume zhurme neper gazeta per kete vendim, arrita te spostoj orarin e shfaqes nje ore e gjysem me heret qe publiku te shikonte finalen e Madridit. Ne realitet isha shume i lumtur per kete gje. Por kisha frike, sepse me 5 Maj 2002 isha pikerisht ne Teatrin Piccolo. Por atehere, e shtyva spekaklin me gjysem ore sepse nuk arrija te merja dot veten. Habia ishte shume e madhe per mua kete radhe, sepse salla ishte e mbushur me njerez qe kishin shallin e Interit ne qafe dhe flamurat ne duar qe pas spektaklit te shkonin ne Piazza Duomo dhe te shikonin Inter-Bayern tek Ekrani i madh i vene pikerisht per te pare ndeshjen. E pash ndeshjen ne nje nga dhomat e teatrit ne nje televizor te vogel qe me mirsjellje ma kishte gjetur organizatori. Ishte nje nate e bukur por edhe e padeshifrueshme ne te njejten kohe. Ecja pas ndeshjes ne rruget e Milanos dhe kisha nje ndjenje te cuditeshme. Shikoja djemte 17-18 vjec qe festonin, une kisha me shume se 40 vjet qe prisja… U ndjeva shume keq. Sa me fat ata. Une ecja i vetem. Vajta deri ne Piazza Duomo qe te shikoja njerezit qe cmendeshin per ate qe kishte ndodhur. Pastaj u drejtova drejt e per ne shtepi, ne Porta Romana. Ndjeva se kisha harruar dicka.

Zgjim i trembur – Ne oren 6 te mengjesit me doli gjumi i trembur. Kisha harruar nje premtim qe i kisha bere mamase time, e cila me kishte vdekur prej disa vitesh. Me kishte kerkuar: «Nese do te me ndodhe dicka, dhe Interi do te fitoje Champions, te lutem mos harro te me sjellesh nje kujtim te asaj nate.». Mamaja ime ishte me shume se nje Ultrase. Ndeshja e fundit qe ajo pa ne San Siro ishte Inter-Borussia Moenchengladbach ne kupen Uefa. Ishte me mua rruges, dhe ne nje pike te caktuar godet nje tifoz gjerman. «Me ofendoi» me tha, duke u justifikuar. Dhe une i thash: «Po, po, e kuptove se te shau dhe pse sdi asnje llaf gjermanisht…». Nga ajo dite, kur luante Interi, e kam mbajtur gjithmone ne shtepi. Ajo vuante shume ne stadium. Me kujtimin e atij premtimi, ne oren tete te mengjesit dola nga shtepia per te shkuar tek ajo. Rruges ishin te gjitha shenjat e festimeve. Femijet vinin verdalle me shallin e Interit shtrenguar rreth qafes. Por me beri pershtypje nje djalosh, qe me del ne horizont i ekzaltuar, me flamur dhe shall, shum euforik. U afrua. Pasi me njohu, bertiti: «Campioni! Campioni! Ku jane te tjeret?». «Festa mbaroi», ju pergjigja. Dhe e pyeta: «Ke pare ndonje dyqan hapur qe shet flamura, shalle apo ndonje gje me Interi? Sepse i kam bere nje premtim nje personi qe nuk jeton me». Ai hoqi shallin qe mbante ne qafe dhe me tha: «Kjo ishte ne Madrid, sapo jam kthyer. Eshte e jotja!».

Ne varrezat e Lambrates – Me shallin ne qafe, shkova tek varrezat e Lambrates. Bleva disa lule Margarita, mora shallin dhe e fsheha ne mes tyre, nuk me dukej dicka e drejte te hyja ne ate vend si ne stadium. Mbajta keshtu premtimin qe i kisha dhene mamase time. E mbeshtolla foton e saj me shallin e Interit. U ndjeva pak ne turp per ate qe bera. Por nderkohe qe u ngrita, ne te djathten time pash nje zoteri qe po vendoste nje flamur te Interit perpara nje varri. Me buzeqeshi. Kshte aq shume gjera zikalter ne ate varreze ate dite, sa turpi im fillestar u kthye ne te qeshur kur pash nje Kupe Kampionesh prej gome te fryre helium te lidhur tek statuja e nje engjelli ne nje varr tjeter. Per mua ajo dite eshte ne nje menyre apo ne tjetren maja e futbollit romantik. Sot ndaloj te shikoj djemte e vegjel teksa luajne futboll po me te njejtin shpirt. Moratti kete histori e di tashme. Tani shpresoj qe ta lexoje edhe zoti Thohir qe te kuptoje se cfare do te thote te jesh Interist. Sepse nese atletika eshte nje sport, futbolli eshte nje metafore jete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.