Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Respekt per Juven, por nuk i frikesohemi. Mund t’i mposhtim. Ndeshja me Hapoel? Neser nje histori tjeter. Gabigol…”

De Boer: “Respekt per Juven, por nuk i frikesohemi. Mund t’i mposhtim. Ndeshja me Hapoel? Neser nje histori tjeter. Gabigol…”
Bujar Berishaj

Eshte ndeshja e pare e madhe per Frank De Boer prej kur eshte ne udheheqjen e Interit. Eshte koha per Derby d’Italia dhe holandezi i pergjigjet gazetarve ne konference per shtyp:

Ausilio ka pergenjeshtruar kategorikisht opsionin e shkarkimit. Si ndiheni ne prag te kesaj ndeshje te madhe?
“Besoj se eshte e veshtire te ndryshosh pas vetem disa javesh, por jemi duke punuar. Nuk ka probleme per mua, une shikohem ne pasqyre dhe jam i qete. Normale qe ka presion ne rolin tim, por mund te them qe te gjithe ne klub po punojne per t’u permiresuar. Jam i bindur qe do ja dalim duke bere maksimumin. Mendoj qe do te marrim rezultate nga Interi, edhe pse duhet kohe per ate qe une konsideroj projekt”.

Ne cfare momenti arrin ndeshja me Juven?
“Do te luajme kunder nje kundershtari te madh per te cilin kemi respekt, por jo edhe frike. Me ndihmen e tifozeve mund te bejme mire. Juve eshte solide dhe e veshtire per t’u mposhtuar, por e kemi pare vitin e kaluar qe mund te mposhtet. Po flas per ndeshjen e Kupes se Italise. Bardhezinjte mund te mposhten”.

Per cfare arsye, ne prag te ndeshjes me Juven, nje interist duhet te jete optimist?
“Thjesht sepse jane tifozet tane dhe duhet te besojne te ne, eshte e rendesishme qe te jene afer, sidomos ne momente te tilla. Perkrahja e tyre do te sherbej per te dhene dicka me shume”.

Prisnit kaq shume kritika pas pak jave pune?
“Ndonjehere gjerat nuk shkojne sic deshironi, por ndodh ne cdo klub. Pastaj nuk eshte e lehte te marresh menjehere rezultate, por me kualitetin e lojtareve tane mund ta bejme”.

Duke u kthyer prapa, do i benit perseri ato zgjedhje per ndeshjen me Hapoel?
“Une duhet te mendoj per kohe te gjate dhe te shkurter, ndonjehere nuk mund te merren rreziqe duke konsideruar ndeshjet e shumta qe duhet te luajme. Duhet te jemi te ekuilibruar dhe te mbrojme disa lojtare qe kane nevoje te jene ne forme sigurisht deri ne dhjetor”.

Sa peshe i jepni studimit te kundershtarit?
“Kemi analizuar kundershtarin (Hapoel) shume mire, pastaj kam arritur ne perfundime. Studiojme edhe skuadrat tjera me te njejten energji, duke konsideruar cdo detaj. Pas kesaj bej zgjedhjet e mia”.

Mendoni te ndryshoni dicka ne nivelin taktik, duke konsideruar kundershtarin e neserm?
“Neser do e shihni se di do te luajme, por duhet te respektojme filozofine tone. Duhet te kuptojme se si t’i bejme keq Juves”.

Neser do te luhet nje ndeshje historike, ndjeni nje peshe te vecante pikerisht per kete arsye?
“Eshte e rendesishme per te gjithe, sidomos per mua. Neser do te kete deshire te madhe per te luajtur, me nje stadium te mbushur. Sa i perket lojtareve, ne keto raste motivimi vjen vet, do te dine te tregojne vleren e tyre. Por jo vetem kunder Juventus, por edhe kunder Empolit e Bolognas. Duhet te mbajme gjithmone deshiren dhe motivimin duke dhene gjithmone maksimumin. Vetem keshtu mund te arrijme rezultate”.

Ky eshte momenti me i komplikuar per ju si trajner?
“Ka pasur momente te veshtira per mua si trajner, edhe te Ajax. Une mendoj sic duhet, pastaj presioni mbetet i larte ne cdo klub te madh. Ne kete profesion eshte nroamle, por une jam i pregaditur”.

Moratti ka thene qe ndeshja dukej si nje stervitje. Cfare mendoni?
“Neser do te jete nje ndeshje tjeter. Te gjithe duan te luajne kete ndeshje dhe te gjithe e shikojne. Une dua te shoh motivimin e duhur ne cdo loje, por jam optimist qe mund te behet mire. Po flasim per nje ndeshje te vecante, por kunder Empolit do te jete e njejta gje”.

Holandezi shton: “Mund t’iu jap nje shembull me mikun tim Van Bronckhorst, trajner i Feynoord. Vitin e kaluar donin ta largonin, kishte 9 humbje radhazi, por ne fund ka qendruar dhe sot ‘festojne’ per kete vendim”. Pastaj nje batute: “Natyrisht une s’dua te bej 9 humbje…” (qesh).

Cili eshte gabimi qe skuadra nuk duhet ta bej?
“Kemi pare cfare ka bere Sevilla me Juven, duke humbur topa ne fazen e pare dhe te dyte, ashtu si ne me Pescaran. Kjo nuk duhet te ndodh, do te ishte shume e rrezikshme, sidomos duke luajtur kunder ekipeve te medha”.

Skuadra vuan kur eshte ne disavantazh, pse?
“Kemi pasur gjithmone mundesine per te shkuar ne avantazh, duhet kohe qe t’i lejojme kundershtarit te krijoj me pak. Nuk besoj qe eshte nje problem psikologjik. Kunder Juventusit nuk do te mjaftoj vetem zemra, duhet te perdorim edhe mendjen”.

Shpesh skuadra i ka lejuar kundershtarit te krijoj duke mos u treguar agresiv.
“Ne kemi folur pas ndeshjes te se enjtes, duhet padyshim te permiresohemi. Kemi treguar qe rastet mund te krijohen, por kemi humbur mendjen duke lejuar kundershtarin te krijoj shume. Lojtareve u kam thene qe kjo nuk duhet te ndodh, ata e kane kuptuar qe duhet luajtur me intensitet te njejte, edhe ne rast te ndonje zevendesimi”.

Ansaldi dhe Perisic do te jene te grumbulluar?
“Perisic do te grumbullohet, eshte mire. Ansaldi jo”.

Duke folur fizikisht, si eshte skuadra?
“Ne kete moment te gjithe lojtaret jane ne gjendje te luajne 90 minuta. Tashme s’ka justifikime per te mos qene ne forme”.

Keni ndonje dyshim per formacionin apo e keni zgjedhur tashme skuadren titullare?
“Kam nje ide tashme se si te luajme kunder Juves, pastaj stervitja do te sherbej per te provuar nivelin taktik. Sot do t’i komunikoj lojtareve zgjedhjet e mia”.

Si mendoni te kontrolloni Gabigol?
“Duhet te pershtatet me kete realitet dhe te kuptoj se cfare do te thote te luash per Interin. Jam i lumtur per ate pjese te stervitjes qe ka bere, per nje trajner eshte gjithmone e rendesishme te kete opsione. Do e shohim gjendjen e tij fizike, jam i bindur qe do te na ndihmoj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.