De Grandis: “Veshtire per Osvaldo. Nese ai vjen Icardi do te largohet…”
Stefano de Grandis, opinionist i Sky, ka komentuar zerat qe Osvaldo eshte objektivi numer nje ne merkaton e Interit per sezonin e ardhshem: “Per Osvaldo besoj se nuk do te kryhen tratativat. Interi mori Icardi dhe ne nentor rikthehet Milito, qe mbetet nje lojtar i nivelit te larte, Per te marre Osvaldo, Interi duhet te çoje ne huazim Icardi-n.“
Ja kush mund te jete nje skenar i mundshem, sipas De Grandis, per te forcuar repartin ofensiv: “Une mendoj se shoqeria ZiKalter po kerkon nje sulmues me eksperience, por jo i nivelit te larte. Kam lexuar qe kerkohet Gilardino, besoj se kjo gje s’ka kuptim, sepse nuk mund te merrte nje vend titullari. Vitin e ardhshem do te kete me shume konkurrence dhe Palacio do te jete nje shtylle e sulmit te Interit.“