Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Vrij hedh ne gjyq ish-agjentet e tij per transferimin tek Interi: “Ja detajet: me sa duket ata kane…”

De Vrij hedh ne gjyq ish-agjentet e tij per transferimin tek Interi: “Ja detajet: me sa duket ata kane…”
Inter Club Staff

Stefan de Vrij me sa duket ka derguar ne gjykate ish-agjentet e tij qe bene te mundur transferimin tek Interi.

Mbrojtesi i Interit dhe i Hollandes sapo ka bere nje padi ndaj Sports Entertainment Group per te marre nje shperblim per demin qe i eshte shkaktuar.

Gjithcka behet fjale per ‘gjera te parregullta’ qe ka ne ndodhur me transferimin e lojtarit nga Lazio tek Interi ne 2018.

Nepermjet gjykates, mbrojtesi ka kerkuar nga Sports Entertainment Group kthimin e nje komisioni dhe demshperblim per nje klauzole per rrogen qe ai nuk kishte qene dakord.

De Vrij ka paditur keshtu ish-agjentin e tij qe ne veren e kaluar duke i akuzuar edhe per parregullsi ne lidhje me transferimin.

Kjo ceshtje do te diskutohet ne Amsterdam ne muajin shkurt ku gjykata do te ekzaminoje me kujdes gjithcka.

Ne nje publikim te Follow the Money ka dale ne pah se Sports Entertainment Group ne viti ne kaluar ka fituar miliona euro nga De Vrij ne kurriz te transferimit tek Interi.

Sipas asaj qe ka dale ne pah, operacioni i ka dhene atyre plot 7,5 milione euro. Per cdo gjysme sezoni qe De Vrij luan ne Milano, ata marrin 200 mije euro shtese.

Nderkohe, Sports Entertainment Group ka mbajtur ne kete marreveshje me Interin edhe 7,5% te kartonit te lojtarit nese ai do e shitet.

Demi i vleresuar per lojtarin mund te shkoje keshtu ne rreth 15 milione euro ne total nderkohe qe Sports Entertainment Group ka negociuar keto gjera me Interin pa pyetur lojtarin nderkohe qe klubit i ka thene se kete te drejte e ka marre nga De Vrij.

Kur De Vrij ka zbuluar gjithcka me lart eshte ndjere i tradhetuar dhe ka nderruar menjehere agjent duke u larguar direkt nga Sports Entertainment Group.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.