Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

231 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE RREZIKU: “Inter-Liverpool mund te luhet ne fushe neutrale dhe jo ne San Siro? Ja pse. Ne Angli tregojne se…”

INTER, CFARE RREZIKU: “Inter-Liverpool mund te luhet ne fushe neutrale dhe jo ne San Siro? Ja pse. Ne Angli tregojne se…”
Inter Club Staff

Direkt nga Anglia duket se ka ardhur nje lajm (eshte perfolur dite me pare, por diten e sotme Mirror ka folur perseri) per ndeshjen Inter-Liverpool qe do te luhet ne Milano.

Sipas tyre, Inter-Liverpool dhe Lille-Chelsea jane dy dneshje qe rrezikojne te luhen ne fushe neutrale ne Champions League.

Pse? Sipas tyre, motivi ka te beje me rregullat e reja ne Itali dhe ne France per vaksinimin ne skuadrat e futbollit.

Eshte pikerisht UEFA e cila mund te marre kete vendim drastik qe do te demtonte Interin dhe Lille ne kete rast.

“Qeverite e Italise dhe Frances kane vendosur qe cdo sportist duhet te jete i vaksinuar qe te zhvilloje sport ne keto dy vende.”

“Ky detyrim ka bere qe klubet ne Premier League, te cilat luajne edhe ne Champions, te rrezikojne te humbasin disa lojtare per keto ndeshje nese lojtaret e pavaksinuar nuk do te lejohen te luajne sepse nuk kane certifikimin e vaksines.”

“UEFA ne nje komunikim privat ka treguar se per momentin nuk ka menduar asnje rregull per te vene me detyrim vaksinimin.”

“Per kete arsye, duke qene se lojtaret e Chelsea dhe te Liverpool nuk do te mund te luanin ne Itali dhe France, kjo ndeshje mund te luhet ne nje fushe neutrale.”

Ky eshte lajmi qe tregon Mirror diten e sotme dhe per hir te vertetes eshte postuar po nga ata dite me pare. Gjithesesi, ky lajm deri me tani nuk ka gjetur mbeshtetje edhe pse keto dite te gjithe po e shohin se sa probleme po i hap ceshtja e vaksinimit edhe nje tenisti si Novak Djokovic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.