Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Vrij shperthen kunder ish-agjenteve te tij: “Shkak kontrata me Interin: ja detajet. Ai pretendon se…”

De Vrij shperthen kunder ish-agjenteve te tij: “Shkak kontrata me Interin: ja detajet. Ai pretendon se…”
Inter Club Staff

Pas asaj qe ka shkruar diten e djeshme portali hollandez etherlandsnewslive.com, sot Corriere della Sera tregon historine pas kontrates ndermjet Interit dhe Stefan De Vrij.

Nje martese qe po del shume me fat per te dyja palet nga ana sportive, por per lojtarin nga ana ekonomike shume me pak.

Te pakten sipas asaj qe tregon sot e perdishmja italiane. Por ja cfare ka ndodhur sipas tyre: “Lojtari zikalter ka shperthyer ndaj SEG, kompania e agjenteve qe ka pasur kontrollin e tij.”

“Motivi? Nje humbje shume e madhe ekonomike qe ka pesuar. Ai mund te nise nje gjyq ndaj tyre pikerisht per kete fakt.”

“Dicka qe ka bere edhe Vermaelen ne te kaluaren, i cili kerkon 750 mije euro pikerisht nga kjo kompani.”

“Por per sa i perket De Vrij, sipas ketij te fundit, humbja qe ka pesuar eshte edhe me e larte. Ose te pakten keshtu duket.”

“Gjithcka ka te beje me veren e 2018, kur De Vrij kalon si parameter zero nga Lazio tek skuadra e Interit.”

“Sipas asaj qe tregohet, SEG ne ate kohe, ne vend qe te perfaqesonte lojtarin, gjen nje marreveshje per transferimin e tij tek Interi, duke fituar 7,5 milione euro.”

“Sipas asaj qe shihet ne dokumentet e zbuluara nga “The Follow Money”, qe kjo kompani te marre kete shifer parash, De Vrij me kontraten e tij nuk duhet te kaloje shifren e 50 milione eurove rroge.”

“Per kete arsye SEG ka pranuar nje kontrate me te ulet per lojtarin. Nderkohe, cdo gjashte muaj. SEG fiton 200 mije euro nga kjo marreveshje.”

“Por nder te tjera, SEG ka edhe nje 7,5% komision shitje ne rast se Interi vendos ta shese hollandezin.”

“Nderkohe, pronari i agjencise se njohur ka treguar se De Vrij e ka ditur gjithmone kete, por ata nuk kane pasur detyrim per ta lajmeruar.”

“Por sipas burimeve afer lojtarit, sapo ai e ka marre vesh gjithcka, ka shperthyer ndaj tyre dhe po ben gati ceshtjen per ne gjyq.”

“Tashme mbrojtesi qe perfaqesohet nga Mino Raiola eshte ne skadence ne 2023. Per rinovimin flitet se palet do te ulen ne javet ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.