Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Deshira per Inter: ne Meazza priten 35.000 spektatore

Deshira per Inter: ne Meazza priten 35.000 spektatore
Ardi Deda

Quhet “deshira per Inter“. Nuk mund te hapej ndryshe numri i sotem i Gazzetta dello Sport, qe nenvizon te gjithe deshiren e tifozeve zikalter per te ripopulluar Meazzan. Mbreme jane shitur 27.000 bileta dhe duke mare ne konsiderate qe biletarite do te jene te hapura edhe sot si dhe te abonuarit, lehtesisht do te arrihet te shihen midis 35.000 dhe 40.000 spektatore qe do te mbushin tribunat.

Duke patur parasysh periudhen (muaji gusht) dhe qe ndeshja nuk eshte nder me terheqeset, mbi te gjitha pas rezultatit komod te ndeshjes se pare, mund te konfirmohet qe dashuria e tifozeve perreth skuadres zikalter nuk zvogelohet kurre. Populli Interist nuk e sheh shtepine e tij (Meazzan) nga lamtumira historike e Kapiten Zanettit, ku qe nga ajo date (10 maj) midis turneut amerikan dhe grumbullimit ne Pinzolo, Inter ka luajtur gjithmone jashte fushe, duke perfshire miqesoret me Paok dhe Eintracht. Nder te tjera, Curva Nord do te jete e mbyllur ne ndeshjen e pare brenda ne shtepi ne kampionat kunder Sassuolos. Do te jete dhe per kete motiv qe tifozet nuk duan te humbasin mundesine per te pare nje pjese te punes se Interit te ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.