Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio – Inter ka ne dore Rami. Ja kush eshte dhe sa kushton” (Video)

Di Marzio – Inter ka ne dore Rami. Ja kush eshte dhe sa kushton” (Video)
Xhorxh Gellci

Inter vazhdon te kerkoje nje mbrojtes qendror. Emri i fundit eshte ai i Adil Rami, lojtar i Valencia, qe kohet e fundit po gjen jo pak konfirmime.

Ja cfare tregon Gianluca Di Marzio per te:

“Nuk do te qendroj tek Valencia”. Ditet e fundit Adil Rami eshte shprehur hapur. Tani ngelet qe Napoli dhe Inter ta presin. Sfida ka filluar, prej kohesh. Rami eshte nje objektiv per mbrojtjen, eshte konsideruar si lojtari me profilin e sakte. Napoli ka filluar kontaktet me Valencian dhe po studion oferten e sakte. Do qe te veproje perpara Interit, qe nga ana e tij ka kontakte me perfaqesuesit e lojtarit dhe e ka lojtarin ne dore prej kohesh. Interi reziston, ndersa Napoli mundohet te binde Valencian. Kerkesa eshte prej 12 milion eurosh. Gjithashtu deshira e lojtarit eshte te largohet nga Valencia, ka pranuar se edhe Premier League eshte destinacion i pelqyer.

Kerkesat nuk mungojne, te trajtosh me Valencian eshte me e thjeshte tani sepse nuk eshte kualifikuar ne Champions League dhe lojtarit i skadon kontrata ne 2015. Pikerisht ne Champions, kunder PSG, Rami ka shenuar nje nga 2 golat e tij sezonale. Pak, per dike qe vitin e kaluar ka shenuar 6 me Valencian. Goditja me koke eshte nje nga pikat e tij me te forta. Eshte i gjate 1.90 meter dhe eshte shume i forte ne lojen ajrore. Gjithashtu ka shume mundesi permiresimi dhe kete vit ka luajtur plot 36 ndeshje me Valencian, 6 nga te cilat ne grupin e Champions League.

Eshte 27 vjet dhe ka nje ekperience te mjaftueshme edhe ne nivel europian. Rami, me origjine marokene ka lindur ne France dhe eshte prane kombetares franceze, me te cilen ka luajtur 25 ndeshje. Pikerisht eksperienca e duhur per te bere kalimin ne nje skuader me te forte, pasi ka luajtur tek Lille dhe Valencia. Ne Lille eshte rritur, pasi ka filluar karrieren ne Frejus, si mesfushor. Dhe me Lillen e drejtuar nga Rudi Garcia ka fituar kampionatin francez. Ka lindur ne Bastia, ka jetuar ne Frejus, 100 kilometra larg kufirit italian. Por mesa duket, nuk ka qene asnjehere me afer Italise se ne kete moment…” – perfundon Di Marzio.

Me poshte keni nje video me disa paraqitje te tij:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.