Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

276 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon: “Conte deshiron me cdo kusht Brozovic dhe De Vrij te Tottenham? Nga ajo qe di une, ata duan…”

Di Marzio zbulon: “Conte deshiron me cdo kusht Brozovic dhe De Vrij te Tottenham? Nga ajo qe di une, ata duan…”
Inter Club Staff

Ne javet e shkuara te Tottenham eshte folur per Antonio Conte dhe per interesin e tij te larte ne lidhje me dy lojtare te Interit.

Behet fjale per Marcelo Brozovic, qe ka kontraten ne skadence ne 30 qershor 2022 dhe Stefan De Vrij, qe me Interin ka nje kontrate deri ne 2023.

Nderkohe, per keto zera diten e djeshme vone ne darke ka folur edhe eksperti i merkatos ne Itali, Gianluca Di Marzio, per mikrofonat e Sky Sport.

Sipas tij, edhe pse Antonio Conte i pelqen shume lojtaret, qe te ndodhe dicka e tille eshte shume e veshtire per nje sere arsyesh.

“Nuk mendoj se keta lojtare do te largohen nga Milano ne janar ne radhe te pare sepse duan te fitojne Scudetton me Interin. Per cfare do ikin te Tottenham tani?”

“Por une mendoj se edhe ne vere Brozovic per shembull nuk do te shkoje sepse ai po negocion kontraten e re me Interin dhe deshiron te qendroje.”

“Per sa i perket De Vrij, ai eshte shume i rendesishem per Simone Inzaghin dhe tranjeri i Interit nuk deshiron ta humbase ne asnje menyre.”

“Por ka edhe me shume. Tottenham dhe Antonio Conte po kerkojne lojtare te rinj mbi te gjitha ne keto role dhe nje oferte e mire mund te behet per Kessie, duke i ofruar nje kontrate shume te majme.”

“Filozofia e Tottenham eshte kjo. De Vrij dhe Brozovic konsiderohen si te vjeter per projektin qe ka ndermend Tottenham per te ardhmen edhe pse Conte mbase nuk eshte shume dakord me kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.