Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

314 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio zbulon: “Ja sa milione euro i ka kerkuar Brescia skuadres se Interit per Tonalin.”

Di Marzio zbulon: “Ja sa milione euro i ka kerkuar Brescia skuadres se Interit per Tonalin.”
Inter Club Staff

Sandro Tonali eshte nje nga emrat me te nxehte te merkatos se Interit sipas asaj qe eshte shkruar ne ditet e fundit neper mediat italiane.

Duket se ai eshte i perzgjedhuri i Beppe Marottes dhe Antonio Contes per te perforcuar akoma me shume mesfushen e Interit sezonin e ardhshem.

Per Sandro Tonalin dhe te ardhmen e tij eshte folur gjithashtu edhe dje ne studiot e Sky Sport Italian.

Per kete tratative ne vecanti ka folur eksperti italian me i famshem i merkatos Gianluca Di Marzio.

Ai ka tentuar te zbuloje disa detaje rreth kesaj tratative dhe kerkeses se Brescias ne drejtim te Interit dhe skuadrave te tjera per kartonin e lojtarit te talentuar.

“Ai djalosh, Sandro, i pelqen shume Interit por jo vetem Interit. Edhe Juventusi eshte pas tij prej kohesh tashme.:

“Nderkohe, mund te jete edhe emri dhe profili i duhur per te ringritur Milanin ne mesfushe edhe pse te ardhurat e ketyre te fundit nuk eshte se e lejojne nje investim te ketyre permasave.”

“Nderkohe, nga Brescia kane bere me dije se klubeve si Interi qe kane kerkuar lojtarin i jane kerkuar minimumi 30 milione euro plus bonuse.”

“Nuk eshte nje operacion qe Brescia do te pranoje ta mbylle me shkembime. Ata duan para ne kete moment dhe nuk kane ndermend te nderrojne mendje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.