
Dodo: “Duke fituar dje jemi kthyer ne rrugen e Championsit. Tani mund te afrohemi edhe me shume”
Eshte nje fitore e arte ajo e djeshmja kunder Sampdorias. Me kete pajtohet edhe mbrojtesi brazilian Dodo, qe per Lance!Net analizon rezultatin e marr nga ekipi i Walter Mazzarrit:
“Ka qene nje sukses me te vertete shume i rendesishem, suksesi i dyte me radhe. Nuk e kishim pasur akoma kete sukses ne sezonin e tanishem, dhe kjo na jep shume besim. Kishim perballe nje kundershtar shume te mire, qe eshte duke bere nje kampionat te madh”, thekson i riu brazilian.
Dodo e shikon me optimizem edhe te ardhmen, pasi qe skuadra e tij ka arritur ne kuoten e 15 pikeve ne klasifikim: “Keto tre pike na lejojne te kthehemi ne gare per nje vend ne Champions League. Dhe duke u kthyer ne kete lufte, mund te afrohemi edhe me skuadrat qe komandojne klasifikimin.”