Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

541 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dragovic refuzon Dinamo Kiev. Tani Interi…

Dragovic refuzon Dinamo Kiev. Tani Interi…
Xhorxh Gellci

Nje mesazh per Interin? Me shume mundesi. Aleksandar Dragovic i thote jo Dinamo Kiev: “Parate nuk jane gjithcka, ne kete moment te karrieres time ka gjera me te rendesishme” – keto ishin fjalet e mbrojtesit austriak dje ne mbremje, qe duket i orientuar te refuzoje oferten ukrainase. Duke pritur Interin…

Pra, Dragovic nuk do te shkoje tek Dinamo Kiev, per te cilin po flitej se ishte prane ne ditet e shkuara. Dinamo ishte prezantuar me nje oferte prej 9 milion dhe nje kontrate 5 vjecare me 2,2 milion ne sezon, dyfishi i ofertes te Interit tek lojtari. Gazzetta dello Sport interpreton fjalet e austriakut dhe shpjegon keshtu deshiren e qendermbrojtesit te Bazel. “Dukej gjithcka gati, ndersa dje Dragovic ka shpjeguar qe Dinamo e donte me insistim dhe kishte ofruar shifra te rendesishme, por ne kete faze te karrieres te tij ka gjera me te rendesishme. Ne fakt, vetem qe te shkonte tek Inter (‘Te vishem zikalter do ishte nje enderr’, kishte thene disa dite me pare), do te pranonte te fitonte gjysmen e parave. Problemi qendron se tani zikalterit duhet te nxitojne, sepse klubet e tjera, te cilat ishin bllokuar nga avancimi i Interit, tani po fillojne te kthehen.” – mbyll komentin e saj Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.