Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Longo sulmon ashper Interin: “Ka qene nje mama jo e mire. Nuk e kam pelqyer sjelljen e tyre kurre. Tani enderroj…”

Longo sulmon ashper Interin: “Ka qene nje mama jo e mire. Nuk e kam pelqyer sjelljen e tyre kurre. Tani enderroj…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga Tuttosport, ish-sulmuesi i Interit, Samuele Longo ka folur per transferimin e tij te Vicenza pas shume vitesh ne huazime nga Interi.

“Per mua ka nisur nje kapitull i ri. Tani kam nje projekt perpara meje, kam stabilitet, ajo qe nuk kam pasur kurre ne karrieren time.”

Ti ke firmosur deri ne 2023. Cili eshte mendimi yt i pare?

“Me ne fund. Ishte ajo qe kam pritur prej shume kohesh. Qe prej fillimit te karrieres sime.”

Ke qene nje “viktime” e plusvalencave?

“Nuk e di, sigurisht qe kam qene i lidhur me Interin prej shume shume kohesh. Nderkohe keto huazimet e njepasnjeshme nuk me kane ndihmuar asnjehere.”

Cfare “mamaje” ka qene Interi per ty dhe per karrieren tende?

“Ka qene nje mama jo e mire per te mos thene nje mama e keqe.”

Nje mama qe nuk ka besuar kurre tek ti, apo jo?

“Te gjitha keto ndryshime nuk jane varur kurre nga une, por vetem nga Interi. Nuk eshte dicka qe me ka pelqyer apo qe kam zgjedhur une sepse cdo gje gjithmone ndodhte per deshire te Interit.”

“Por mua me pelqen te shoh perpara dhe jo prapa. Nuk e kam ndjere kurre besimin, prandaj kam zgjedhur te iki larg Milanos ne disa kategori te ndryshme.”

“Kam luajtur ne klube me te vogla. Kur je i ri, nuk te mjafton nje kontrate e mire. Te mjafton te luash.”

Endrra jote ne sirtar si lojtar i Vicenzes kush eshte?

“Te arrij ne Serie A, me kete klub eshte deshira me e madhe qe une kam.

Qe te sfidosh Interin…?

“Edhe ti bej gola.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.