Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,242 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Flet Zanetti dhe blindon Icardin dhe i hap dyert Cancelos me Rafinha: “Mos u shqetesoni…”

E FUNDIT – Flet Zanetti dhe blindon Icardin dhe i hap dyert Cancelos me Rafinha: “Mos u shqetesoni…”
Inter Club Staff

Javier Zanetti ka folur ne prag te eventit te prezantimit te partnershipit ndermjet Interit dhe Master Card, i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve te cilat ishin te shumta dhe i perkisnin temave te ndryshme. 

“Sot eshte nje dite e rendesishme sepse nis nje rrugetim i perbashket me nje brand si Mastercard dhe kjo eshte nje gje shume e madhe. Tratativa ka qene e gjate, jeni njohur dhe kemi zbuluar se kishim te njejtat vlera. Dua te falenderon Carlo Enrico, me te cilin kemi qene dakort qe ne fillim.”

PER ICARDIN – “Me vjen shume keq qe nuk do te shkoje ne Boteror. Ka treguar se mund ta ndihmoje Kombetaren e Argjentines. Kur ke ne skuader nje kampion si ai, eshte gjithmone normale te kesh kerkesa gjithmone, por Mauro eshte kapiteni, sulmuesi dhe pika e referimit per Interin. Ne jemi te lumtur ta kemi ne skuader dhe ai eshte i lumtur te qendroje ketu. Nuk jemi te shqetesuar nga zerat sepse e ka treguar tashme deshiren e tij dhe vullnetin e tij. Jemi ne Champions dhe deshirojme ta luajme bashke. Sa here zbret ne fushe e tregon se sa shume e perjeton Interin. Tani do te jete me pushime por sa keq qe sdo te jete ne Rusi. Ai ka bere gjithcka qe te ishte.”

MBI LAUTARO MARTINEZ – “Eshte nje lojtar i ri shume premtues qe ka bere shume mire ne Argjentine. Te luash ne Itali ama nuk eshte e thjeshte. Eshte vetem 20 vjecar, do te duhet ta presim,  ta ndihmojme e ta veme ne kushte qe te jape me te  miren e tij. Mund te luaje si sulmues qendre si sulmues i dyte apo ne kah. Spalletti do te gjeje menyren per ta bere te vlefshem. Shume i zoti ne nje kunder nje dhe e ndihmon skuadren edhe pa top. Te jeni te sigurt, do te beje mire.”

MBI DE VRIJ – “Lotet kunder Interit bejne pjese ne futboll. Tani do te luaje me ne dhe jemi te lumtur sepse eshte nje sulmues i madh. Do te jape kontributin e tij.”

MBI CHAMPIONS LEAGUE – “Eshte arritur objektivi i fiksuar me pare, nje skuader e madhe si Lazio ishte e veshtire. Djemte kane dhene gjithcka dhe Spalletti me stafin e tij kane bere nje pune te jashtezakonshme. Kjo arritje eshte nje pike fillimi, tani duhet te permiresohemi. Do te zbresim ne fushe me bindjen se mund te japim me shume.”

MBI RAFINHA DHE CANCELO – “Jane gjendur shume mire tek Interi, mjafton te shikosh lotet e Rafinhas kunder Sassuolos: e ka kuptuar menjehere se cfare do te thote te veshesh bluzen e Interit. Cancelo ka treguar gjithashtu cilesite e  tij. Jane tratativa te veshtira por Ausilio po ben nje pune te shkelqyeshme. Me vjen keq qe nuk jane ne kete moment futbolliste te Interit, por le te presim pak sepse ka ende kohe.”

Keto kane qene fjalet e Kapitenit para pak minutash.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.