
Gazzetta zbulon: “Marotta hidhet ne sulm per ish-lojtarin e Juventusit? Ja detajet, ai pritet te jete zevendesi i Lukakut.”
Tek Interi kete sezon ka munguar ne menyre te dukshme nje lojtar i rendesishem qe te bente rolin e zevendesit te Lukakut.
Me kaq shume ndeshje te afruara, dhe me kaq pak alternativa ne sulm, Antonio Conte ka qene i detyruar te shtrydhe belgun dhe Lautaron.
Ja pse klubi zikalter po tenton qe te levize qe tani per te siguruar nje lojtar per sezonin e ardhshem qe do te pranonte rolin e zevendesit te Lukakut dhe pankinen ne shumicen e rasteve.
Por duhet qe ky lojtar te jete nje sulmues me eksperience dhe me e mira do te ishte te kishte luajtur me pare ne Serie A. Pikerisht per kete arsye, oret e fundit, sipas La Gazzetta dello Sport ka dale ne pah nje ish-sulmues i Juventusit.
“Kemi nje kandidat serioz per rolin e zevendesit te Romelu Lukaku per sezonin e ardhshem te Seire A.”
“Nje kandidat qe Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit e njeh shume mire sepse ka qene ai qe e ka marre tek Juventusi.
“Po flasim per Mario Mandzukic, sulmuesin kroat qe sapo ka zgjidhur kontraten e tij vetem tre dite me parer me Al Duhail, klub i Dohel.”
“Keshtu, rikthimi i tij ne Serie A vetem pak kohe pasi eshte larguar nga Juventusi ku ka kaluar disa vite te karrieres se tij eshte me shume se sa i mundur.”
“Pretendenti kryesor per ta rikthyer ate ne Itali eshte pikerisht Interi dhe kjo eshte nje ide e Beppe Marottes.”
“Fakti qe ai eshte nje lojtar i ri tashme e ben shume te mundshem transferimin e tij ne Milano sapo te hapet merkato.”
“Ky eshte nje okazion shume i mire per zikalterit qe po kerkojne nje lojtar me eksperience dhe qe nuk kushton shume per kete rol ne skuader.”
“Me pare ishte folur gjate edhe per Dries Mertens te Napolit dhe Oliver Giroud te Chelsea, por te dyja keto pista jane venitur.”
“Emri i Mario Mandzukic eshte nje emer qe ve dakort tek Interi edhe nje si Antonio Conte, qe e ka theksuar disa here mungesen e nje sulmuesi me peshe per te zevendesuar Lukakun gjate ndeshjeve te caktuara ne Serie A.”
“Kjo eshte hera e pare ne kete merkato qe emri i kroatit afrohet me Interin, sepse deri me tani nuk kishte pasur asnje lajm per sa i perket nje kalimi te tij ne Milano.”
“Kontaktet me lojtarin kane filluar dhe agjenti i tij eshte ne pune per te kuptuar se sa i mundshem eshte ky operacion.”