Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

526 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti shperthen pas ndeshjes: “Rezultat i drejte? Shikoni, mua nuk me plas fare per…”

Spalletti shperthen pas ndeshjes: “Rezultat i drejte? Shikoni, mua nuk me plas fare per…”
Inter Club Staff

Rikthim ne San Siro per Luciano Spallettin, por ka qene nje rikthim i hidhur per te duke qene se Napoli mori humbjen e pare.

Nderkohe, pas ndeshjes, ish-tekniku i Interit ehte ndalur te flase edhe per mediat ne konference per shtyp.

Cfare mendon per sjelljen e skuadres tende?

“Sinqerisht kemi bere me mire ne pjesen e dyte, kemi pasur disa momente qe mendoj jane luajtur me kualitet te larte”

A ka qene ky nje rezultat te larte?

“Me thene te drejten, nuk me plas fare per rezultatin. Per mua ka rendesi se si sillet skuadra ne fushen e lojes dhe ne kemi bere nje ndeshje ne nivel te larte.”

“Prej tre vitesh Napoli punon mire dhe kjo gje shihet edhe ne fushen e lojes. Mund te punohet me mire nderkohe ne distancat ndermjet reparteve.”

Presingu i skuadres?

“Ne pjesen e pare nuk kemi ndertuar shume. Por e kam vleresuar presingun kunder nje skuadre e madhe si Interi. Me ka pelqyer menyra si kemi luajtur.”

Dje kishe thene se ishe kurioz per te pare se si do te prisnin tifozet e Interit ne San Siro…

“Une emocionohem gjithmone sepse i mar gjerat shume seriozisht. Disa do i thone me pas gjerat si te duan, por njerezit e dine cfare mendoj une. I dine edhe vendimet qe jane marre. Une kam qene ketu dhe e di si funksionon.”

Do te jete nje lufte me tre skuadra per Scudetton?

“E di se kush duhet te jete rrugetimi yne. Nese kjo do te na beje te fitojme, shume mire. Do te shohim me kalimin e javeve. Koha do te tregoje se me ke dhe per cfare do te luftojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.