Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Tifozet e Interit e dine cfare ndjej une per kete fanelle!”

Zanetti: “Tifozet e Interit e dine cfare ndjej une per kete fanelle!”
Xhorxh Gellci

Duhet te fitojme kunder Cagliarit ne ndjekje te vazhdimesise, dhe eshte pikerisht per kete qe Inter Channel ka intervistuar sot Javier Zanettin:

Duhet te vazhdojme te bejme ate qe kemi bere dy ndeshjet e fundit, ku kemi fituar me merite. Kjo vazhdimesi vjen edhe nga kojo, e dime qe mungojne 14 ndeshje, duhet te bejme maksimumin per te marre sa me shume pike te jete e mundur.

Pastaj flitet per ate qe kane shkruar gazetat e sotme ne lidhje me nje kontakt me Jose Mourinhon dhe nje hipoteze profesionale qe do e shpinte Kapitenin larg Interit, tek Chelsea ne Londer: “Sinqerisht kam nje raport te shkelqyer me Mourinhon, flasim shpesh, por nuk kemi folur kurre per keto gjera. Besoj se tifozet e Interit e dine cfare ndjej per kete fanelle, e kam thene gjithmone se per mua Interi eshte jeta ime, shtepi ime dhe deshira ime eshte te qendroj ketu. Nuk shtoj asgje tjeter.

Keto zhurma kane erdhur ne nje moment, ku per here te pare ne karrieren e tij, Kapiteni nuk eshte nje titullar fiks ne skuader: “Qe kur luaj futboll, mendoj se ka dy mundesi: ose te luash nga fillimi ose te jesh ne pankine dhe te hysh me vone. Respektoj shume zgjedhjet e trajnerit, respektoj shume punen qe bejne shoket e mi dhe besoj qe per te qene ne nje grup te nje skuadre te madhe duhet te arsyetosh keshtu. Une pres momentin tim, jam mire dhe gjeja me e rendesishme eshte qe kur te vije mundesia, une te mund te jap kontributin tim, por besoj qe gjithcka po shkon sic duhet. Gjeja qe ka me shume rendesi tani eshte qe Inter ne keto katermbedhjete ndeshje qe mungojne t’ja dale te jape maksimumin dhe shpresojme te arrijme Europen, qe eshte ajo qe na intereson te gjitheve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.