Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

431 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga gazetari i njohur: “E imagjinoni dot cfare do kishte ndodhur me kete kampionat nese Interi nuk do te…”

Inter, cfare fjalesh nga gazetari i njohur: “E imagjinoni dot cfare do kishte ndodhur me kete kampionat nese Interi nuk do te…”
Inter Club Staff

Duket se Inter tashme ka hedhur nje kadidature te forte per Scudetton pas fitores se djeshme ndaj Napolit.

Ne Meazza, skuadra zikalter ka arritur te marre tre piket ne shtepi duke u afruar keshtu me vendin e pare nga shtate ne kater pike.

Nderkohe, ato qe nuk bejne lajm aspak jane paraqitjet e Interit te cilat asnjehre nuk kane munguar, pavarsisht kundershtarit qe ka qene perballe.

Edhe ndeshja e djeshme nuk ka bere aspak perjashtim, dhe skuadra e Inzaghit ka bere perseri nje ndeshje mjaft te kenaqshme nga ana e lojes.

Per kete gje ka folur edhe gazetari i njohur italian, Fabio Ravezzani, i cili eshte edhe drejtori i pergjithshem i TeleLombardia.

Ai ka deklaruar: “E imagjinoni dot cfare do kishte ndodhur me kete kampionat nese Interi nuk do te kishte hedhur pike ne kosh ne ndeshjet e kaluara?”

“Inter ka hedhur pike ne kosh ndaj Sampdorias (dy here ne avantatazh), ndaj Juventusit (ne avantazh dhe e barazuar ne minuten e 90), ndaj Milan (ne avantazh dhe nje penallti e humbur), ndaj Atalantes (ne avantazh dhe penallti e humbur prape), ndaj Lazio (ne avantazh dhe ne fund nje 3-1 i cuditshem.”

“Une nuk e di, por nese Interi nuk do te kishte hedhur ne kosh pike ne kete menyre, sot do i kishte te gjitha fitore.”

“Nuk ka pasur asnje ndeshje ku Interi ka humbur pike dhe te mos kete luajtur mire apo te mos kete kaluar ne avantazh. Ky eshte nje mekat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.