Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

756 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA GAZZETTA – Inter-Conte, merr fund gjithcka? “Ja detajet. Tekniku do te largohet sepse…”

E FUNDIT NGA GAZZETTA – Inter-Conte, merr fund gjithcka? “Ja detajet. Tekniku do te largohet sepse…”
Inter Club Staff

Po perfundon ashtu si asnje tifoz zikalter e imagjinonte: Inter dhe Conte po shkojne drejt nje ndarje finale.

Largimi zyrtar mund te vije ne 48 oret e ardhshme, koha e duhur kjo per te ratifikuar nje largim te tij dhe per te mbyllur nje raport qe te gjithe do kishin dashur te vazhdonte.

Do te mbyllet me keqardhje, por pa sherre dhe pa hatermbetje. Nuk do te kete nevoje as per nje takim te famshem me presidentin apo drejtuesit.

Nese do te jete momenti per nje takim me presidentin, me siguri do te jete vetem per te shtrenguar duart dhe per tu pershendetur. Por cfare po ndodh? Le ta zbulojme se bashku.

NJE FUND (POTHUAJSE) I PAEVITUESHEM – Rruget keshtu po ndahen: eshte e pevitueshme kjo gje duke pare distancen ndermjet paleve ne kete moment.

Planet e Interit, qe parashikojne qe merkato e ardhshme te perfundoje me plus, dhe ambicjet e tranjerit, te cilat duan qe Interi te beje nje merkato te madhe dhe te mbaje te gjithe lojtaret e medhenj.

Ai deshiron qe Interi te vazhdoje planin qe eshte vendosur perpara 2 vitesh, kur ai erdhi tek Interi dhe pandemia nuk kishte trokitur ende.

Klubi nga ana e tij deshiron te qendroje ne nivele te larta, te luftoje per Skudeton dhe te beje mire ne Europe, por kriza ekonomike e pesuar nga pandemia e ka shtyre shoqerine qe te kerkoje ne fillim nje hua te rendesishme te cilen e ka marre dhe me pas te shohe me kujdes edhe shpenzimet.

Mund te ndodhin shitje, plusvalenca, kursime, ulje rrogash, si dhe nje ulje e totalit te rrogave mbi te gjitha.

Do i takoje drejtuesve tani, Marottes dhe Ausilios mbi te gjithe, qe te bejne kete pune te madhe per te rikthyer Interin ne shina por pa e dobesuar shume skuadren.

Ky operacion veshtire se do te shohe Conten ne timon, me perjashtim te ndonje ndryshimi ne momentet e fundit.

Teknikur prej muajsh ka qene shume i qarte: nuk do e pranonte aspak idene edhe te nje prekje te vogel te skuadres. Ai deshiron qe puna e ketyre dy viteve te vazhdoje dhe te kete akoma investime.

TAKIMI I SE SHTUNES – Nje dite perpara ndeshjes me Udinesen ka pasur nje takim ndermjet klubit dhe Contes.

Drejtuesit, qe ishin takuar edhe me Zhang, i kane treguar kete skenar per te ardhmen e Interit atij.

Ne kete moment eshte nevoja qe te mbyllet merkato e ardhshme me nje plusvalence prej 100 milione eurosh.

Interi ka disa lojtare qe i quan te sakrifikueshem, por eshte e veshtire qe te arrihet ky objektiv pa nje sakrifikim te madh.

Nderkohe, misioni tjeter eshte ulja e nivelit te pagave me 15-20% ne krahasim me ate aktual. Jo vetem kerkeses se uljes se rrogave qe eshte bere tani, por edhe nepermjet merkatos.

Per shembull, do te dale Kolarov qe fiton 3 milione euro? Ne Milano do te vije Dimarco qe merr vetem nje milione.”

Ne kete sens do te levizet. Perpara ketij skenari Conte nderkohe ka treguar te gjithe hidherimin e tij, i bindur se Interi mund te vazhdonte rritjen e saj edhe ne Europe, dhe per kete jo vetem qe nuk duhet te shese lojtare, por edhe te beje nje merkato sipas tij duke zevendesuar lojtaret ne fund kontrate.

Ne keto baza, palet jane shume larg ne kete moment qe po flasim. Conte pretendon qe Zhang te mbaje premtimet e bera perpara pandemise, por kjo gje eshte me te vertete e pamundur.

Klubi nga ana e saj, me ne krye drejtuesit, edhe pse do te ishin shume te lumtur te vazhdonin me Antonion, e kuptojne edhe zhgenjimin e tij dhe e njohin me ndershmeri faktin se ai mbase nuk ndihet mire me kete projekt qe eshte i ndryshem me ate te dy viteve me pare.

NJOHJA E MADHE – Conte e ka mbeshtetur gjithmone idene se ka qene i bindur nga ambicjet e grupit Suning, duke qene nje top coach, do te vazhdonte vetem me nje projekt ne lartesine e duhur.

Ne tavoline gjithesesi eshte nje vit kontarte me shifra aspak banale: 12 milione euro neto, plus nje milione euro qe tekniku nuk e ka marre vitin e shkuar.

Por me shume se sa rroga, ajo qe merzit dhe nevrikos me shume Conten, eshte fakti qe do te lere ne mes nje pune te madhe te bere ne thellesi dhe qe do te kishte pasur nevoje vetem per disa blerje te vogla e Interi do mund te luftonte edhe me klubet me te medha ne Europe.

Eshte pikerisht kjo pune e madhe te cilen klubi deshiron t’ja njohe atij, dhe do i ofroje Antonios ne rast largimi nje shifer te mire kompesimi.

E veshtire qe te jete me e ulet se sa gjysma e rroges se vitit te ardhshem, por kjo eshte nje teme qe duhet diskutuar nga palet qe kane si qellim te largohen ne menyren me te mire te mundshme.

KEQARDHJA – Conte e di shume mire ate qe po ndodh. Por karakteri i tij, qe ndonjehere do me patjeter te fitoje, e ndalon te marre vendime te zakonshme.

Askush nuk eshte si ai: ai nuk deshiron te qendroje me nje projekt te ridimensionuar, te shohe disa nga lojtaret e tij te largohet dhe duke imagjinuar ndonje dite ate qe Interi mund te ishte me te gjithe lojtaret qe ai do te donte.

Kjo gje do e bente Conten te shperthente ne polemika e kjo nuk do te ishte e mire per askend.

Kete gje Conte do te evitoje por edhe Interi e di shume mire qe me nje tranjer si Conte te pakenaqur ne skuader nuk shkohet shume perpara.

Tekniku nderkohe duke se diten e djeshme ka pare qe ti largohet edhe shpresa per qendrim, duke marre edhe vendimin perfundimtar.

Ne kete moment, me perjashtim te ndonje ndryshimi mendimi, Conte do te largohet. Nje ndryshim mendimi per te qendruar deri me tani nuk ka ndodhur, dhe ka shume pak gjase qe te ndodhe.

Objektivi i klubit eshte qe Interi te vendoset ne siguri te plote, me apo pa nje nga tekniket me te mire ne bote.

Rrugetimi dhe ambicjet e klubit do te vazhdojne te jene te larta por normalisht duhet pare me kujdes edhe bilanci.

DREJTUESIT – Ne javet e fundit jane rritur shume shqetesimet per ceshtjen e bilancit ziaklter sepse ka pasur nje alarm te forte edhe nga drejtuesit.

Ata kane pasur te njejtat dyshime si Conte. Por askujt, e mbi te gjitha atyre qe kane shume vite eksperience mbi supe, do i kishte pelqyer qe gjerat te shkonin keshtu.

Por tani siguria qendron te fakti se Interi ja ka dale te marre 275 milione euro nga fondi Oaktreee, e cila e ka bere situaten tek Interi me pak dramatike dhe ka bindur Ausilion, Marotten dhe Antonellon qe te qendrojne tek Interi dhe te luftojne per Interin. Dicka qe nuk ka ndodhur me Conten.

FUNDI – Tashme jemi ne nje nga ato dite ku nga momenti ne moment pritet te dalin lajme per ate qe do te ndodhe. Ne kete moment qe po flasim, gjasat qe Conte te largohet, jane shume te medha.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.